Transportonte 6 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, arrestohet në Shkodër 21-vjeçari nga Azerbajxhani

26 Tetor 2026 | 10:19

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke ndihmuar 6 shtetas nga vende të treta të kalonin ilegalisht kufirin.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë F. B., 21 vjeç, nga Azerbajxhani, i cili me një automjet po transportonte 6 persona që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 5”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Bajzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 21 vjeç, banues në Zagatala, Azerbajxhan.

Ky shtetas u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” 6 shtetas nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitorja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, reagon Berisha: Arritje historike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Serbi. Berisha i ka cilësuar rezultatet e zgjedhjeve...
10:16 | 26/10/2026

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, gazetarja jep detaje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillon mbledhjen e përjavshme me grupin parlamentar të Partisë...
10:09 | 26/10/2026

PS mbledh Grupin Parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

Partia Socialiste këtë të hënë mbledh Grupin Parlamentar. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm është edhe...
09:56 | 26/10/2026