Numërohen mbi 96% e kutive/ Lista e Studentëve kryeson me 52.54%, siguron 141 mandate, bie Vuçiç

Numërohen mbi 96% e kutive/ Lista e Studentëve kryeson me 52.54%, siguron 141 mandate, bie Vuçiç

10:11, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komisioni Republikan Zgjedhor (KZZ) ka publikuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve parlamentare, bazuar në përpunimin e 8,077 qendrave të votimit, ku kanë ngelur edhe 315 qendra për tu numëruar.

Sipas të dhënave, Lista e Studentëve kryeson me 52.54% të votave, ose 2,211,400 vota, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” renditet e dyta me 39.29%, ose 1,653,868 vota.

Ndërkohë, lista “Ivica Dačić – Faktori i Stabilitetit” ka marrë 2.18% të votave, ose 91,673 vota. Sipas KZZ-së, në zgjedhje kanë marrë pjesë 4,211,957 votues, që përbëjnë 68.78% të trupës zgjedhore.

Sipas projeksioneve të publikuara nga televizioni publik serb RTS, bazuar në vlerësimin e Ipsos dhe CeSID, ndarja paraprake e mandateve në Parlamentin e Serbisë është kjo:

Lista e Studentëve: 141 mandate

“Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”: 103 mandate

Partitë e pakicave: mandatet e mbetura, me përfaqësimin e tri listave të pakicave.

Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës pritet të sigurojë 2 mandate në Parlamentin e Serbisë dhe ka si objektiv mandatin e tretë, sipas projeksionit të fundit të publikuar nga CeSID dhe Ipsos, bazuar në 96% të kampionit të përpunuar.

Mandatet, sipas projeksionit, pritet t’i marrin:

Shaip Kamberi – Partia për Veprim Demokratik (PVD).

Visar Memeti – Alternativa për Ndryshim (APN).

Parlamenti i Serbisë ka 250 deputetë. Këto janë projeksione paraprake dhe jo ndarja përfundimtare zyrtare e mandateve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco