U kap duke transportuar 11 emigrantë nga Irani e Iraku, arrestohet 30-vjeçari në Konispol! Merrte 2,500 euro për person
Një 30-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Vlorës, pasi u kap duke transportuar drejt Italisë 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës prej 2 500 eurosh për person.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë V. D., 30 vjeç, i cili u kap me një furgon në afërsi të Konispolit, duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.
Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në afërsi të Konispolit, duke transportuar me automjet (furgon), 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës 2500 eurosh për person.
11 emigrantët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali.
Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari! Dyshohet se ua shiste protestuesve
Mbledhja e grupit të PS, në fokus kompensimi i dëmeve nga protestat dhe ligji i tubimeve! Gazetarja jep detajet
Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO)
- 12:57 Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së
- 12:56 Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit, bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës
- 12:35 Balla për protestën e studentëve: Dorëheqja e Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë, zgjedhjet vetëm me votë
- 12:26 Veliaj per humbjen e Vuçiç: Levizjet e studeneve nuk jane fundi i botës
- 12:04 Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez
- 11:59 Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale