
Presidenti aktual i krahut të majtë i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, mundi rivalin e tij të krahut të djathtë, Flávio Bolsonaro, duke përmbysur një humbje në raundin e parë të votimit.
Sipas Gjykatës së Lartë Zgjedhore të Brazilit, Lula siguroi 51.79% të votave , krahasuar me 48.21% të Bolsonaros – një diferencë prej më shumë se 4 milionë votash.
Fitorja e Lulës është hera e parë që nga rikthimi i Brazilit në demokraci në vitin 1988, që një kandidat që humbi raundin e parë ka fituar presidencën, shkruan BBC.
Lula falënderoi mbështetësit e tij të cilët, sipas tij, kishin “mbrojtur demokracinë braziliane” – ai tha gjithashtu se rezultati tregoi se Brazili “nuk do të pranojë të jetë oborri i askujt”.
Bolsonaro tha se rezultati ishte “i pashpjegueshëm” dhe ka kërkuar që ai të anulohet – megjithëse presidenti i Gjykatës Supreme të Brazilit e ka konfirmuar rezultatin dhe analistët i thonë BBC-së se shanset për një anulim janë të pakta.
Votimi u zgjat me dy orë pas një kërkese nga të dyja fushatat. Ekipi i Lulës pretendoi shtypje të votuesve për shkak të mungesës së autobusëve në disa qytete dhe ekipi i Bolsonaros ngriti shqetësime në lidhje me kushtet e këqija të motit në jug të vendit.