Vrasja në Kosovë, reagon presidentja Pula: Institucionet e drejtësisë të veprojnë me urgjencë

26 Tetor 2026 | 10:34

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me vrasjen e një gruaje në Vitomiricë të Pejës. Në reagimin e saj, Pula ka kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për rastin.

Presidentja theksoi se duhet të hetohet edhe mënyra se si janë trajtuar kërkesat e viktimës dhe veprimet e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin atë. Është raportuar se viktima, tre ditë para vrasjes përmes një letre i është drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë së Pejës, përmes së cilës ka shprehur pakënaqësinë me zyrtarët të cilët po trajnonin rastin e saj.

“Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj”, ka theksuar presidentja.

Presidentja u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që të gjitha rrethanat e rastit të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

 “Siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të trajtohen si përgjegjësi themelore institucionale, ndaj çdo dyshim për dështim në përmbushjen e kësaj përgjegjësie duhet të marrë përgjigje të qartë”, shtoi ajo.

 “Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm, ndaj nuk ka kompromis kur ajo vihet në rrezik”, theksoi Pula. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kosovë, vritet një grua! Dy orë para ngjarjes kishte njoftuar policinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë ku mbeti e vrarë një grua. Ngjarja e rëndë mësohet se u regjistrua rreth orës 21:10 në...
08:17 | 26/10/2026

Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të diele ka dalë me një reagim teksa u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe...
17:51 | 25/10/2026

Çfarë presin serbët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

Banorët serbë të veriut të Kosovës nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që po mbahen të dielën, më 25 tetor, thanë se presin një...
13:40 | 25/10/2026