Masat e reja të dhunës, Ndoja: Propagandë politike e Ramës që synon të frenojë protestat

Masat e reja të dhunës, Ndoja: Propagandë politike e Ramës që synon të frenojë protestat

10:31, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partia Demokratike Arian Ndoja ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv.

Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai ka komentuar situatën politike ne vend. Duke komentuar sjelljen e Edi Ramës, deputeti demokrat tha se është kaq diabolik në qëndrimet e tij si individ. ‘Këto, sipas Ndojës’ quhen çrregullime të personalitetit në psikiatrinë gjyqësore dhe kanë nevoje edhe për mjekim.

Flavio Qarri: Çfarë pamë në sjelljen e Kryeministrit pardje?

Arian Ndoja: Tani, që të gjykosh atë si individ, e tha edhe zoti Kikia, që nga fillimi i protestave e deri sot ka mbajtur aq shumë qëndrime...Është kaq diabolik në qëndrimet e tij si individ. Këto quhen çrregullime të personalitetit në psikiatrinë gjyqësore dhe kanë nevoje edhe për mjekim.

Flavio Qarri: E shikoni të shfaqur, çrregullimin e personalitetit?

Arian Ndoja: Po, besoj se e shofin të gjithë të tjerët. Por duke patur njohuri pak më shumë se pjesa tjetër e popullatës, por jo aq sa mjekët do ishte mirë që tja merrnim mendimin edhe ndonjë mjeku në lidhje me këtë.

Ndërsa për sa i përket ndryshimeve ligjore. Nga pikëpamja e propagandës politike sigurisht ai synon që të frenojë popullatën që të mos dalë të protestojë kundër kësaj keqqeverisje. Deri në një farë mënyre, se si është ndarë pushteti mes tij dhe medias, kryesisht mediave kombëtare dhe lokale, tregon se ai këtë gjë ja ka arritur më së miri nëpërmjet propagandës.

Nga ana tjetër ai ka unifikuar të gjithë peshën e zgjidhjes së problemit, por edhe krijimit të problemit tek vetja e tij. Ai mendon se duke dalë në televizor dhe duke ju thënë njerëzve që do të bëj këtë paketën, do i frenoj ata që të mos dalin të mos protestojnë, ndërkohë që nuk u ka dhënë zgjidhjen tjetër. Kjo gjë mund të ndodhte nëse do tu jepte zgjidhjen tjetër. E cila do të ishte edhe zgjidhje ekonomike reale e problemeve, por edhe zgjedhje politike e kësaj gjejë. Pse i them këto dy hapat, edhe politike, edhe ekonomike.

Ekonomike, nëpërmjet masave që ai mund të marrë si mazhorancë, e paligjshme për mua, por është mazhorancë që ka 14 vjet që qeveris. Ai i ka në dorë mekanizmat që ti marrë dhe ti ofrojë njerëzve zgjidhje se do të rregullojë këtë problemin. Sigurisht, jo me atë trenin që mungon. Kushdo që udhëton në veri e di që treni për të kaluar në Lezhë dhe për të shkuar në Han të Hotit, kalon mbi një urë, mbi lumin Mat. Është ura e mesme e ndërtuar pak vite para se të ndryshonte sistemi, e cila ishte e mbyllur e nuk kalonin dot as mjetet e vogla. U bë një riparim i saj dhe aty kalojnë tani vetëm vetura e nuk kalojnë dot kamionët. Si mundet që të kalojë treni me 30 vagonë që do ti çojë ky dhe të kufizojë të drejtën studentëve....

Janë çrregullime të mëdha këto, në thelbin e zgjidhjes së problemit. Tek pjesa politike, nëpërmjet dorëheqjes masive të drejtorëve ky po thotë nuk jam unë përgjegjësi. Ndërkohë që e kam thënë edhe më parë se kjo është Republikë drejtorësh dhe prokurorësh. Ku deputetët nuk kanë asnjë gjë në dorë. Pra nuk funksionin parlamenti. Republikën parlamentare e drejton ky dhe ata drejtorë që nuk pyesin për askënd. Tani të gjithë drejtorët jepkan në mënyrë masive dorëheqjen. Çfarë do të thotë ky. Që problemet ekzistojnë. Projekti ‘Besa’ që ju dha zgjidhje ky qytetarëve, i jepet zgjedhje nëpërmjet heqjes së drejtorëve. Sepse po këta drejtorë i krijuan problemet e ky nuk i zgjidhi dot. Tani jep mesazhin, ky komandanti i madh që u thotë se jepni të gjithë dorëheqjen sepse do vijnë të tjerë. Po shteti e dini që ka ngelur sot pa drejtues....pra shtetin e ka lënë sot pa roga me këto dorëheqjet që bën.

Tani të kthehemi tek masat penale. Ato mund të bëhen nga pikëpamja e formës. Ndërsa në përmbajtje, nëpërmes këtyre masave ligjore, dakortësohem me zotin Kikia se ne kemi legjislacionin që i parashikon të gjitha llojet masave. Edhe sot ekzistojnë masat ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco