SHËNDET

Tetë zakone të përditshme që mund të ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës

10:36 - 26.10.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kujdesi për trurin nis nga zgjedhjet e vogla të përditshme. Aktiviteti fizik, ushqyerja e ekuilibruar, gjumi cilësor dhe angazhimi mendor janë ndër zakonet që ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të trurit me kalimin e moshës.

Ruajtja dhe forcimi i kujtesës mbështetet në zakone të shëndetshme të përditshme që ndihmojnë funksionimin e trurit:

  1. Gjumi cilësor: Gjatë gjumit truri përpunon informacionin e marrë gjatë ditës dhe konsolidon kujtimet.
  2. Aktiviteti fizik i rregullt: Ushtrimet si ecja, vrapimi, çiklizmi apo noti rrisin qarkullimin e gjakut në tru dhe përmirësojnë funksionet njohëse.
  3. Ushqyerja e shëndetshme: Një dietë e pasur me fruta, perime, peshk dhe acide yndyrore Omega-3 mbron qelizat e trurit.
  4. Sfidat mendore (lojëra dhe fjalëkryqe): Zgjidhja e fjalëkryqeve, leximi ose mësimi i gjërave të ja reja mbajnë mendjen aktive dhe elastike.
  5. Menaxhimi i stresit: Ulja e niveleve të kortizolit përmes relaksimit ose frymëmarrjes së duhur ndihmon qetësinë mendore dhe funksionimin e kujtesës.
  6. Frymëmarrja e vetëdijshme: Frymëmarrja e mirë, veçanërisht përmes hundës, ndihmon në “freskimin” dhe qartësimin e funksioneve të trurit.
  7. Përdorimi i duarve në aktivitete praktike: Angazhimi në punë manuale ose zejtari stimulon qendrat e trurit që lidhen me vëmendjen dhe kujtesën.
  8. Hidratimi i rregullt: Pirja e mjaftueshme e ujit gjatë gjithë ditës parandalon lodhjen mendore dhe rënien e përqendrimit.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e një rutine të qëndrueshme, pa pritur që problemet e kujtesës të shfaqen përpara se të fillojmë të kujdesemi për veten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.