
Hëna e plotë e tetorit, e njohur tradicionalisht si “Hëna e Gjuetarit”, do të vëzhgohet pranë horizontit në mbrëmjen e 26 tetorit. Të apasionuarit pas fenomeneve qiellore do të kenë mundësinë të shijojnë të ashtuquajturën “Hëna e Gjuetarit”. Emri lidhet me traditat e vjetra të përgatitjes për dimër, kur njerëzit siguronin ushqime për muajt e ftohtë. Kur Hëna ndodhet pranë horizontit, ajo mund të duket më e madhe se zakonisht, një efekt vizual që njihet si iluzioni i Hënës, ndërsa atmosfera mund t’i japë një nuancë portokalli ose të kuqërremtë, duke krijuar një pamje të veçantë në qiellin e vjeshtës.
Shfaq Komentet (0)
