I riu i plagosur me plumb në sy gjatë protestës, kërkohet konsultë me mjekët e Gemellit në Romë

11:11, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me gjendjen shëndetësore të Erion Vishkullit, pasi është kërkuar një konsultë mjekësore me spitalin Gemelli të Romës për të riun që u plagos me plumb në sy nga policia gjatë protestës studentore në Tiranë dhe që u dërgua ditën e djeshme në Itali për trajtim të specializuar.

Sipas raportimit të gazetares së SYRI-t, Alba Kepi, mjekët e spitalit San Carlo po përgatisin dokumentacionin për një konsultim të përbashkët me specialistët e Gemellit, me qëllim vlerësimin më të plotë të dëmtimit të pësuar.

Vështirësia kryesore, sipas të dhënave të bëra me dije, lidhet me nevojën për të kuptuar shkallën e dëmtimit që plumbi ka shkaktuar në pjesën e pasme të syrit.

Ky vlerësim konsiderohet i rëndësishëm për të përcaktuar gjendjen e të riut dhe hapat e mëtejshëm të trajtimit. Deri tani, nuk ka një njoftim të detajuar mbi përfundimet e konsultës apo prognozën mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco