Pedagogë dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë vijuar bojkotin e mësimit në shenjë solidariteti me protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.
Studentët në Korçë kanë bojkotuar mësimin prej gjashtë ditësh, ndërsa gjatë dy ditëve të para zhvilluan edhe protesta dhe marshime.
Përmes këtij aksioni, studentët dhe pedagogët shprehin mbështetjen për kërkesat e ngritura nga të rinjtë, duke kërkuar që shqetësimet e tyre të marrin vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.a.b





