Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Leposaviq

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Leposaviq, të dielën në mëngjes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 08:50.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate






































