Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë për vitin 2026 do të mbahet të hënën, më 26 tetor, në Londër të Anglisë, për herë të parë në histori, në edicionin e 70-të të çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Ceremonia do të zhvillohet në teatrin London Palladium, duke filluar nga ora 21:00 sipas kohës sonë. Prezantues të mbrëmjes do të jenë legjenda e futbollit Thierry Henry dhe gazetarja sportive Kate Scott.


26/10/2026 23:51- Harry Kane fiton Topin e Artë 2026

Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe Annglinë.

Sulmuesi anglez e mori trofeun nga legjenda braziliane Ronaldo Nazário, në ceremoninë prestigjioze të futbollit botëror.

26/10/2026 23:47- Erdhi momenti i madh! Kush do ta fitojë Topin e Artë 2026?

Legjenda braziliane Ronaldo Nazário është në skenë me zarfin në duar, gati për të zbuluar emrin e fituesit të çmimit më prestigjioz individual në futbollin e meshkujve.

Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal janë ndër emrat në qendër të vëmendjes, por gjithçka do të bëhet e ditur në momentin e hapjes së zarfit.

26/10/2026 23:44- Alexia Putellas fiton Topin e Artë për Femra 2026

Alexia Putellas fiton Topin e Artë për Femra 2026

Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Kombëtarës së Spanjës e fiton për herë të tretë këtë çmim prestigjioz, pas triumfeve në vitet 2021 dhe 2022, duke barazuar rekordin e bashkëkombëtares së saj, Aitana Bonmatí.

26/10/2026 23:13- Harry Kane, sulmuesi më i mirë i vitit

Harry Kane u shpall sulmuesi më i mirë pas një sezoni mbresëlënës me Bayern Munichun dhe Anglinë, ku u shqua mbi të gjitha për efikasitetin para portës.

Sulmuesi anglez zhvilloi 65 ndeshje, duke shënuar 73 gola dhe dhënë tetë asistime, statistika që dëshmojnë rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

Kane krijoi gjithashtu 29 raste të mëdha për gol dhe regjistroi mesatarisht 1.25 pasime kyçe për ndeshje

26/10/2026 23:10- Ekipi më i mirë i meshkujve është PSG

Ylli i PSG, Osumane Dembele, pranoi çmimin në emër të klubit, duke shprehur mirënjohje për këtë trofe.

"Në emër të klubit, dua të falënderoj të gjithë, trajnerin, presidentin dhe stafin e klubit. Të mos harrojmë tifozët tanë, të cilët na mbështesin gjithmonë. Kemi krijuar një ekip të shkëlqyer që lufton së bashku. Njerëzit i shijojnë ndeshjet tona. Faleminderit të gjithëve", tha Ousmane Dembele.

26/10/2026 22:52- Barcelona Femeni shpallet klubi më i mirë i vitit në futbollin e femrave

Barcelona Femeni është shpallur klubi më i mirë i vitit 2026 në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.

Skuadra katalunase vlerësohet për paraqitjet dhe sukseset e saj, duke konfirmuar edhe një herë pozicionin mes klubeve më të rëndësishme të futbollit të femrave në Evropë.

26/10/2026 22:45- Bukayo Saka fiton Trofeun e Socrates

Bukayo Saka është fitues i Trofeut të Socrates në ceremoninë e Topit të Artë 2026, që po mbahet në Londër.

Ylli i Arsenalit dhe i kombëtares së Anglisë vlerësohet për angazhimin e tij humanitar dhe kontributin përtej fushës së futbollit, në kuadër të çmimit që nderon iniciativat me ndikim pozitiv në shoqëri.

26/10/2026 22:35- Unai Simon shpallet portieri më i mirë i vitit 2026


Unai Simon është shpallur portieri më i mirë i vitit 2026 në futbollin e meshkujve, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.

Portieri i Athletic Bilbaos dhe i kombëtares së Spanjës vlerësohet për paraqitjet e tij në një sezon të rëndësishëm, që u kurorëzua me triumfin e Spanjës në Kupën e Botës 2026.

Kështu, Simón merr çmimin për portierin më të mirë të vitit, duke shtuar një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij.

26/10/2026 22:35- Cata Coll shpallet portierja më e mirë e vitit 2026

Cata Coll është shpallur portierja më e mirë e vitit 2026 në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.

Portierja spanjolle e Barcelonës shpërblehet për paraqitjet e saj me klubin katalunas, duke marrë një nga çmimet individuale më të rëndësishme në futbollin e femrave.

Coll vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë në portën e Barcelonës dhe të kombëtares së Spanjës.

26/10/2026 22:25- Luis de la Fuente shpallet 'Trajneri më i mirë i vitit'

Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit në futbollin e meshkujve, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.

Përzgjedhësi i Spanjës shpërblehet për punën e tij me kombëtaren spanjolle, të cilën e ka shndërruar në një nga skuadrat më të forta në futbollin evropian.

De la Fuente vazhdon të korrë sukses me Spanjën, duke u vlerësuar për rezultatet dhe punën e tij në drejtimin e ekipit kombëtar.

26/10/2026 22:10- Pere Romeu shpallet trajneri më i mirë i vitit në futbollin e femrave

Pere Romeu është shpallur trajneri më i mirë i vitit në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.

Trajneri i Barcelonës shpërblehet për punën e tij me skuadrën katalunase, duke marrë një nga çmimet individuale më të rëndësishme në futbollin e femrave.

26/10/2026 22:09- Vicky Lopez shpallet ‘Lojtarja më e mirë e ree vitit’ në futbollin e femrave

=Vicky Lopez është shpallur talenti më i mirë i vitit 2026 në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.

Futbollistja e Barcelonës e fiton këtë çmim për të dytin vit radhazi, pasi ishte vlerësuar si më e mira edhe në vitin 2025.

26/10/2026 22:06- Lamine Yamal fiton çmimin e 'Lojtarit më të mirë të ri' për të tretin vit radhazi

Lamine Yamal fiton çmimin e 'Lojtarit më të mirë të ri' për të tretin vit radhazi

Lamine Yamal e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri në ceremoninë e Topit të Artë, që po mbahet sonte në Londër.

Ylli i Barcelonës e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi, pasi ishte shpallur më i miri edhe në vitet 2024 dhe 2025.

26/10/2026 21:53- Henry dhe Scott dalin në skenë, fillon ceremonia

26/10/2026 21:47- Lamine Yamal arrin në ceremoninë e 'Topit të Artë'

26/10/2026 21:18- Arrin Harry Kane - a do ta fitojë 'Topin e Artë'?

26/10/2026 21:07- Yjet e Arsenalit në Londër

26/10/2026 21:04- Dyshja e Real Madridit arrin në ceremoninë e 'Topit të Artë'

Yan Diamonde dhe Marc Cucurella, arrijnë në ceremoninë e 'Topit të Artë'.

26/10/2026 20:56- Barcelona në ceremoninë e 'Topit të Artë'

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta me Lamine Yamal, Rodri dhe portierin Joan Garcia

26/10/2026 20:29- Fabrizio Romano ka vlerësuar Kylian Mbappen në garën për Topin e Artë 2026,

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka vlerësuar Kylian Mbappen në garën për Topin e Artë 2026, duke theksuar se sulmuesi francez vazhdon të shkëlqejë individualisht, pavarësisht se nuk ka fituar trofe me klubin e tij.

“Mbappe nuk ka fituar asnjë trofe? Po, por është golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, golashënuesi më i mirë në Botërorin 2026, në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga. Kjo nuk është normale, veçanërisht kur klubi yt nuk ka arritur rezultatet e duhura, ndërsa ti vazhdon të shënosh”, ka deklaruar Romano.

26/10/2026 20:23- Fillon ardhja e figurave të njohura sportive në mbrëmjen gala të 'Topit të Artë'

26/10/2026 19:27- Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026

26/10/2026 17:07-​ Pse ceremonia e Topit të Artë po mbahet në Londër?26/10/2026 17:07-​ Pse ceremonia e Topit të Artë po mbahet në Londër?

Janë zbuluar dhjetë finalistët që do të luftojnë për Topin e Artë 2026, çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror.

Në listën përfundimtare bëjnë pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit aktual, por edhe Lionel Messi, i cili vazhdon të jetë pjesë e garës për një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij.

Dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026 janë:

  • Ousmane Dembélé – Francë
  • Erling Haaland – Norvegji
  • Harry Kane – Angli
  • Khvicha Kvaratskhelia – Gjeorgji
  • Kylian Mbappé – Francë
  • Lionel Messi – Argjentinë
  • Michael Olise – Francë
  • Fabián Ruiz – Spanjë
  • Rodri – Spanjë
  • Lamine Yamal – Spanjë

26/10/2026 19:25- Bellingham i 11-ti

Anglezi i Real Madridit, Jude Bellingham, është renditur i 11-ti në garën për 'Topin e Artë'.

26/10/2026 19:24- Zbulohen pozitat 12–15 të Topit të Artë 2026

Pau Cubarsí renditet i 12-ti në garën për Topin e Artë 2026, i ndjekur nga Achraf Hakimi në vendin e 13-të, Vitinha në të 14-tin dhe Declan Rice në vendin e 15-të.

26/10/2026 19:14- Kaos para Topit të Artë 2026, tre futbollistë raportohen si fitues

Kaos para Topit të Artë 2026, tre futbollistë raportohen si fitues

Polemika kanë përfshirë ceremoninë e Topit të Artë 2026, pasi tri raportime të ndara në kanale të lidhura me çmimin kanë përmendur Lamine Yamalin, Kylian Mbappen dhe Harry Kane si fitues.

Sipas gazetës spanjolle MARCA, këto raportime kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime dhe paqartësi rreth fituesit të çmimit prestigjioz individual.

Lexo lajmin e fundit>>>

26/10/2026 18:54- Zbulohen pozitat 20–16 të Topit të Artë 2026

Ferran Torres renditet i 16-ti, Vinicius Jr i 17-ti, Marc Cucurella i 18-ti, João Neves i 19-ti, ndërsa Willian Pacho zë vendin e 20-të.

26/10/2026 18:16- Zbulohen pozitat 25–21 të Topit të Artë 2026

Gabriel renditet në vendin e 21-të, Lautaro Martínez në të 22-tin, Nuno Mendes në të 23-tin, Luis Díaz në të 24-tin, ndërsa Marquinhos pozicionohet i 25-ti.

26/10/2026 18:16- Zbulohen pozitat 30–26 të Topit të Artë 2026

Janë zbuluar pesë pozitat e radhës në renditjen e Topit të Artë 2026. William Saliba dhe Sadio Mané ndajnë vendin e 29-të, ndërsa Julián Quiñones renditet i 28-ti, Bruno Fernandes i 27-ti dhe Dayot Upamecano i 26-ti.

26/10/2026 17:42- Pesë fitoret më të ngushta në historinë e 'Topit të Artë'

Pesë fitoret më të ngushta në historinë e 'Topit të Artë'

Gara për Topin e Artë shpesh vendoset nga detaje të vogla. Gjatë historisë së këtij çmimi prestigjioz, disa fitues kanë triumfuar me diferenca minimale ndaj rivalëve të tyre, madje në disa raste me vetëm një pikë.

Gazeta franceze L’Équipe ka rikujtuar pesë nga garat më të ngushta për këtë trofe.

Këto gara dëshmojnë se, pavarësisht rëndësisë së trofeve dhe paraqitjeve individuale, fituesi i Topit të Artë mund të përcaktohet nga diferenca tepër të vogla në votim.

Lexo lajmin e plotë>>>

26/10/2026 17:42- Kvaratskhelia nuk do të marrë pjesë në ceremoni

Khvitcha Kvaratskhelia nuk do të udhëtojë për në Londër këtë të hënë për ceremoninë e Topit të Artë 2026. Arsyeja është dëmtimi i gjurit të tij të djathtë dhe operacioni i ardhshëm.


26/10/2026 17:33- Kush është Kate Scott, moderatorja që prezanton ceremoninë e “Topit të Artë 2026”

Kate Scott

Më 26 tetor 2026, vëmendja e elitës së futbollit botëror është përqendruar në London Palladium, ku po mbahet ceremonia e 70-të e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”.

Për të drejtuar këtë mbrëmje prestigjioze, organizatorët kanë zgjedhur ish-futbollistin francez Thierry Henry dhe gazetaren britanike Kate Scott.

Lexo lajmin e plotë>>>

26/10/2026 17:22- Në sa saktësisht shpallet fituesi i 'Topit të Artë'

Pse ceremonia e Topit të Artë po mbahet në Londër?

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë nis sonte në orën 21:00, ndërsa fituesi i çmimit më prestigjioz individual në futboll do të shpallet zyrtarisht në orën 22:43.

26/10/2026 17:07- Pse ceremonia e Topit të Artë po mbahet në Londër?

Për herë të parë në historinë e saj, ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” po mbahet në Londër, larg Parisit, ku ishte organizuar në gjashtë edicionet e fundit.

Ceremonia e organizuar nga France Football dhe UEFA po zhvillohet në “London Palladium”, në zonën West End të kryeqytetit anglez, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në historinë e këtij çmimi prestigjioz.

Lexo lajmin e plotë>>>

26/10/2026 14:43- Fituesit e fundit të Topit të Artë

Ousmane Dembele, fituesi i vitit të kaluar i Topit të Artë, është sërish në mesin e kandidatëve për çmimin e vitit 2026.

Futbolli botëror është larguar gradualisht nga epoka e dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, megjithëse argjentinasi është sërish në garë këtë vit. Vetë fakti që Messi vazhdon të jetë kandidat përbën një arritje të jashtëzakonshme.

Fituesit e Topit të Artë në dhjetë edicionet e fundit:

2025 – Ousmane Dembele

2024 – Rodri

2023 – Lionel Messi

2022 – Karim Benzema

2021 – Lionel Messi

2020 – Nuk u mbajt për shkak të pandemisë COVID-19

2019 – Lionel Messi

2018 – Luka Modric

2017 – Cristiano Ronaldo

2016 – Cristiano Ronaldo

A do të kemi sonte një emër të ri në listën e fituesve të çmimit më prestigjioz individual në futboll?

26/10/2026 14:41- Të nominuarit e vitit 2025 që dështuan të zënë vend edhe sivjet

Disa emra të njohur të futbollit botëror, të cilët ishin pjesë e listës së kandidatëve për Topin e Artë në vitin 2025, kanë mbetur jashtë nominimeve këtë vit.

Njëri prej tyre është Viktor Gyokeres, i cili sezonin e kaluar shënoi 54 gola në 52 paraqitje me Sportingun e Lisbonës dhe përfundoi në vendin e 15-të në garën për Topin e Artë. Megjithatë, pas kalimit te Arsenali, sulmuesi suedez nuk ka arritur të lërë të njëjtën përshtypje, pavarësisht se ka realizuar 21 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të tij të parë me londinezët.

Gyokeres ka pasur vështirësi për të siguruar një rol të padiskutueshëm në formacion, ndërsa paraqitjet e tij në lojën e përgjithshme nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm.

Edhe Florian Wirtz ka mbetur jashtë listës së kandidatëve, pasi nuk ka arritur të shkëlqejë te Liverpooli pas sezonit të jashtëzakonshëm që pati me Bayer Leverkusenin. Në të njëjtën situatë gjendet edhe ish-bashkëlojtari i tij, Mohamed Salah, forma e të cilit ka pësuar rënie të ndjeshme. Sipas raportimit, Liverpooli e lejoi egjiptianin të largohej si lojtar i lirë drejt skuadrës turke Trabzonspor gjatë verës.

Një tjetër mungesë e rëndësishme është Cole Palmer i Chelseat, i cili pati një sezon të ndikuar nga lëndimet dhe nuk arriti të tregojë vazhdimësi në paraqitjet e tij. Si pasojë, ai mbeti edhe jashtë listës së Anglisë për Kupën e Botës.

Ndërkohë, Scott McTominay nuk arriti të përsëriste paraqitjet e jashtëzakonshme të sezonit të parë te Napoli, kur kontribuoi në fitimin e titullit të kampionit në Itali. Edhe shqetësimet e fundit shëndetësore kanë ndikuar në periudhën e tij të fundit.

Kështu, disa futbollistë që vetëm një vit më parë konsideroheshin ndër emrat më të spikatur të futbollit evropian, këtë herë nuk arritën të siguronin një vend në listën e kandidatëve për çmimin individual më prestigjioz.

26/10/2026 14:34- Bojkoti që tronditi Topin e Artë, Real Madridi rikthehet pas dy vitesh

Real Madridi i ka dhënë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, pas dy vitesh mungesë, duke rikthyer përfaqësuesit e klubit në ceremoninë që mbahet sonte në Londër.

Klubi madrilen kishte vendosur të mos merrte pjesë në ceremoni në vitin 2024, pasi mësoi se Rodri i Manchester Cityt do të fitonte çmimin kryesor, përpara Vinicius Juniorit dhe Jude Bellinghamut.

Sipas raportimeve, në vitin 2023 Real Madridi kishte përgatitur një delegacion prej rreth 50 personash për të udhëtuar drejt Parisit, por në momentin e fundit vendosi të mos merrte pjesë, pasi mësoi se mesfushori spanjoll do të shpallej fitues.

Bojkoti vazhdoi edhe në ceremonitë e viteve 2024 dhe 2025, ku lojtarët dhe pjesëtarët e stafit të Real Madridit, të nominuar për çmime të ndryshme, nuk morën pjesë, madje as ata që fituan.

Mungesa e madrilenëve pati pasoja edhe në ndarjen e çmimeve të tjera. Carlo Ancelotti nuk ishte i pranishëm për ta pranuar çmimin e Trajnerit të Vitit në vitin 2024, ndërsa klubi nuk kishte përfaqësues për ta marrë çmimin e Klubit të Vitit.

Tani, pas dy vitesh bojkot, Real Madridi do të jetë sërish i përfaqësuar në ceremoninë e Topit të Artë. Megjithatë, mbetet të shihet nëse ky rikthim lidhet edhe me pritshmëritë e klubit për një sukses të mundshëm të Kylian Mbappes.

26/10/2026 14:32- Delegacioni i Barcelonës, rrugës për në Londër

Barcelona do të jetë e përfaqësuar në ceremoninë e Topit të Artë që mbahet sonte në Londër, në teatrin Palladium.

Pas lajmit se Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe të dërgojë lojtarë e pjesëtarë të stafit në ceremoninë e këtij viti, edhe rivali i tyre katalunas do të jetë i pranishëm.

Lamine Yamal udhëtoi drejt Londrës të dielën në mbrëmje, pas humbjes së Barcelonës në El Clasico ndaj Real Madridit. Në klubin katalunas ekziston pritshmëria që ai ta fitojë për të dytin vit radhazi çmimin Kopa, i cili i ndahet futbollistit më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare.

Ndërkohë, pjesa tjetër e delegacionit të Barcelonës, përfshirë futbollistë nga ekipet e meshkujve dhe femrave që janë nominuar për çmime të ndryshme, është nisur drejt kryeqytetit anglez për ceremoninë e madhe.

26/10/2026 14:21- The Athletic: Vedat Muriqi në formacionin e vitit nëse Mbappe nuk do të ishte në atë pozitë

Mediumi i famshëm britanik “The Athletic” e ka vendosur sulmuesin Vedat Muriqi në formacionin alternativ më të mirë të sezonit.

Athletic ka krijuar një 11-she të “dytë” nga lojtarët më të mirë në botë për vitin 2026, e pozitën e qendërsulmuesit e zë ylli i Kosovës.

Formacioni i plotë...

26/10/2026 13:56- As Mbappe e as Kane, CIES njofton me fituesin e Topit të Artë

Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen e futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në vendin e parë gjendet sërish Lamine Yamal.

Talenti i Barcelonës kryeson listën me 95.8 pikë, duke lënë pas disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Renditja është publikuar vetëm disa orë para ceremonisë së Topit të Artë, e cila mbahet në Londër.

Studimi i CIES bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale të futbollistëve në aspekte të ndryshme të lojës, niveli i garave ku ata kanë luajtur dhe rezultatet e arritura nga skuadrat e tyre.

Pas Yamalit renditet Michael Olise i Bayern Munichut me 93.9 pikë, ndërsa në vendin e tretë është bashkëlojtari i tij Harry Kane me 90.5 pikë.

Lista e plotë...

26/10/2026 12:12- Lionel Messi më i vlerësuari nga të gjithë të nominuarit

Faktikisht nga të gjithë të nominuarit, notën më të lartë në “SofaScore” e ka pasur ylli i Argjentinës, Lionel Messi, që kaloi një edicion të mrekullueshëm me Inter Miamin si dhe e dërgoi shtetin e tij deri në finalen e Botërorit, aty ku pësoi disfatë nga Spanja.

Messi në përgjithësi zhvilloi 49 paraqitje, për të shënuar 45 gola e 30 asistime, ndërsa u vlerësua me notën 8.85.

Detajet e plota...

26/10/2026 12:08- Statistikat mes Harry Kane - Lamine Yamal

26/10/2026 12:05- Statistikat mes Kylian Mbappe - Lamine Yamal

26/10/2026 12:02- Messi, Kane, Yamal apo Mbappe? Kush e meriton Topin e Artë 2026?

Yjet e futbollit kaluan një tjetër vit fantastik, ndërsa sipas raportimeve të para, ende nuk është mësuar se kush do ta fitojë Topin e Artë, me favoritët kryesorë që janë Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Yamal e fitoi Kupën e Botës me Spanjën dhe La Ligan me Barcelonën, ndërsa në 57 paraqitje të zhvilluara shënoi plot 25 gola dhe dhuroi 20 asistime. Nga “SofaScore” ai në përgjithësi u vlerësua me notën 7.83.

Në anën tjetër, Harry Kane i fitoi të gjitha trofetë në Gjermani me Bayern Munichun, si dhe arriti e mbylli si vend i tretë me Francën për të shënuar 73 gola e dhënë tetë asistime në vetëm 65 paraqitje. “SofaScore” i dha një notë prej 7.79.

Kandidat tjetër është ylli francez Kylian Mbappe, që në aspektin individual ishte i shkëlqyer pavarësisht se nuk iu gëzua trofeve, as me Real Madridin e as me Francën.

Detajet e plota...

26/10/2026 12:00- Lista e plotë e kandidatëve për Topin e Artë 2026

Jude Bellingham (Angli, Real Madrid)

Pau Cubarsi (Spanjë, Barcelona)

Marc Cucurella (Spanjë, Chelsea/Real Madrid)

Ousmane Dembele (Francë, Paris Saint-Germain)

Luis Diaz (Kolumbi, Bayern Munich)

Bruno Fernandes (Portugali, Manchester United)

Gabriel (Brazil, Arsenal)

Erling Haaland (Norvegji, Manchester City)

Achraf Hakimi (Marok, Paris Saint-Germain)

Harry Kane (Angli, Bayern Munich)

Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji, Paris Saint-Germain)

Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)

Sadio Mane (Senegal, Al-Nassr)

Marquinhos (Brazil, Paris Saint-Germain)

Lautaro Martinez (Argjentinë, Inter)

Kylian Mbappe (Francë, Real Madrid)

Nuno Mendes (Portugali, Paris Saint-Germain)

Lionel Messi (Argjentinë, Inter Miami)

Joao Neves (Portugali, Paris Saint-Germain)

Michael Olise (Francë, Bayern Munich)

Willian Pacho (Ekuador, Paris Saint-Germain)

Julian Quinones (Meksikë, Al-Qadsiah)

Declan Rice (Angli, Arsenal)

Rodri (Spanjë, Manchester City/Barcelona)

Fabian Ruiz (Spanjë, Paris Saint-Germain)

William Saliba (Francë, Arsenal)

Ferran Torres (Spanjë, Barcelona/Paris Saint-Germain)

Dayot Upamecano (Francë, Bayern Munich)

Vinicius Junior (Brazil, Real Madrid)

Vitinha (Portugali, Paris Saint-Germain)

26/10/2026 11:59- Çfarë është Topi i Artë?

Topi i Artë u krijua nga revista France Football në vitin 1956 dhe vlerëson futbollistët më të mirë në botë për paraqitjet e tyre gjatë periudhës përkatëse.

Përveç çmimeve kryesore për futbollistët dhe futbollistet më të mira, gjatë ceremonisë do të ndahen edhe çmimet për talentin e ri të vitit, portierin më të mirë, trajnerin më të mirë, klubin më të mirë dhe sulmuesin më të mirë, në kategoritë e meshkujve dhe femrave.

Gjithashtu do të ndahet edhe çmimi “Socrates”, i cili vlerëson angazhimin në nisma solidariteti dhe kauza shoqërore.