Vinicius nuk udhëtoi dje me Realin, duke qenë se qëndron i pezulluar nga Disiplina. Madrilenët mposhtën Barcelonën me rezultatin 1-2 në “Camp Nou”, teksa Vinicius reagoi menjëherë në rrjetet sociale.
Sulmuesi brazilian dërgoi një mesazh që dukej tallës. Disa të qeshura, teksa ndau rezultatin. Kilian Mbape ishte ylli i sfidës “El Clasico” me dy golat e tij.
Tensioni mes Realit dhe Barcelonës ka qenë i lartë. Madrilenët vazhdojnë të akuzojnë me çështjen Negreira, ndërsa morën edhe fitore të madhe.
Barça mbetet në krye të renditjes. Reali e ndjek me 3 pikë më pak.



