Veliaj per humbjen e Vuçiç: Levizjet e studeneve nuk jane fundi i botës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke përshëndetur Listën Studentore dhe fitoren e saj ndaj Aleksandër Vuçiçit.
Përmes një reagimi, Veliaj e ka cilësuar presidentin serb si “makiavelist dhe populist”, ndërsa ka përcjellë një mesazh edhe për lëvizjet studentore, të cilat sipas tij nuk përfaqësojnë fundin e rendit politik, por shënojnë mbylljen e një epoke.
“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!”, shkruan Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës thekson se protestat studentore duhet të shihen si një sinjal për ndryshimet që kërkon brezi i ri, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe politikëbërësve të kuptojnë pritshmëritë e tij.
“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shprehet Veliaj.
Në reagimin e tij, ai është ndalur edhe te përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin serb. Sipas projeksioneve të para që citon Veliaj, partitë shqiptare pritet ta rrisin numrin e mandateve nga një në dy.
“Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, përfundon reagimi i kryebashkiakut të Tiranës.
Mbledhja e grupit të PS, në fokus kompensimi i dëmeve nga protestat dhe ligji i tubimeve! Gazetarja jep detajet
Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO)
Majko për humbjen e Vuçiçit: Nuk e rrëzoi askush si tiran, u tërhoq si një figurë e vjetër që i kishte mbijetuar kohës së vet
- 12:04 Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez
- 11:59 Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale
- 11:51 Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve
- 11:47 “Unë jam këtu, me ju!” Pas arratisjes së fshehtë, liderja e opozitës pritet nga turma të mëdha njerëzish në Venezuelë
- 11:41 Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin
- 11:28 Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari! Dyshohet se ua shiste protestuesve