Marc Cucurella zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në “El Clásico”, duke neutralizuar Lamine Yamal. Mbrojtësi i krahut, falë intensitetit dhe leximit taktik të lojës, fitoi thuajse të gjitha duelet me talentin e Barcelonës.
Statistikat dëshmojnë vështirësitë e Yamal: vetëm 77% saktësi në pasime, 10 duele të humbura, 4 driblime të suksesshme nga 9 tentativa dhe asnjë gjuajtje në kuadrat. Ndërkohë, Cucurella kompletoi 37 nga 40 pasime, realizoi 5 largime të topit dhe 6 rikuperime.
José Mourinho e vlerësoi lart mbrojtësin: “Cucurella luajti kundër një futbollisti të madh, që është edhe shoku i tij. Ishte ndeshja më e vështirë që ka zhvilluar ndonjëherë, por e tejkaloi veten përballë një lojtari fantastik”.
Trajneri shtoi se Yamal provoi gjithçka për ta detyruar Cucurella të ndëshkohej me karton të verdhë, por mbrojtësi ruajti qetësinë. Kështu, Cucurella iu përgjigj në fushë deklaratës së mëparshme të Yamal, i cili kishte thënë për “COPE”: “I thashë se do të luajë titullar në ‘El Clásico’ e parë, por në të dytën do të ulet në stol, sepse do ta ha të gjallë”.






