Deputeti i PL, Tedi Blushi ka debatuar ashpër me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me protestat e studentëve në vendin tonë.
Gjatë diskutimeve, Blushi është shprehur se kërkesat e studentëve duhet të jenë kryeagjenda e Shqipërisë.
Blushi nuk kurseu as akuzat për Policinë e Shtetit për dhunën e ushtruar ndaj studentëve, duke shtuar se fundi për mazhorancën do të jetë i zi.
‘Ky regjim gjakatar do përfundojë nën këmbët e rinisë dhe sovranit’, u shpreh deputeti i PL.
Debati:
Blushi: Kërkesat e studenteve jane kryeagjenda e Shqiperise
Blushi: Ti Ulsi je kryetar i Komisionit te Antiligjit
Blushi: Nuk mund te kete punime normale kur gjakoset rinia nga regjimi
Blushi: U keni thyer kocka e kembe, i keni gjakosur dhe i rrembeni, por fundi juaj do jete shume i zi
Blushi: Ky regjim gjakatar do perfundoje nen kembet e rinise e sovranit
Blushi: Fundi juaj dhe i Rames me i zi se i Vucicit
Blushi: Nderprisni mbledhjen, Kuvendi i marre peng nga junta policore si ne regjimet e Pinocetit e Gadafit
Blushi: Ulsi ti e ke zgjedhur fundin tend, njesoj me fundin e Rames
Blushi: Largimi i Rames, Qeveri teknike dhe zgjedhje. Kete do Shqiperia sot
Blushi: Ky regjim i dhunes do marre pergjigjen e merituar nga shqiptaret
© SYRI.net