Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Protestat studentore në Serbi shënojnë fundin e një bote, jo të botës



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për protestat studentore në Serbi, duke i cilësuar ato si shenjë të përfundimit të një rendi të vjetër dhe jo si një krizë të pakapërcyeshme.

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”, shkruan Veliaj, duke shtuar se sa më shpejt qytetarët dhe politikëbërësit ta kuptojnë këtë ndryshim, aq më mirë do të mund t’u përgjigjen nevojave dhe pritshmërive të brezit të ri.

Në reagimin e tij, Veliaj përgëzon gjithashtu shqiptarët në Serbi, të cilët, sipas projeksioneve aktuale, pritet të rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate.

“Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, përfundon ai, ndërsa në titullin e reagimit uron studentët për rrëzimin e atij që e cilëson si “makiavelistin dhe populistin e Beogradit”.