Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me mjet prerës një 19-vjeçar, kapet 23-vjeçari në Korçë

    Pas një ore, mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS, ja çfarë u diskutua

    Nuk udhëtoi me Realin, Vinicius dërgon mesazh tallës pas fitores së madhe me Barcelonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me mjet prerës një 19-vjeçar, kapet 23-vjeçari në Korçë
    Aktualitet

    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me mjet prerës një 19-vjeçar, kapet 23-vjeçari në Korçë

    October 26, 2026
    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me mjet prerës një 19-vjeçar, kapet 23-vjeçari në Korçë

    Në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë një konflikti, shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin M. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 23 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan thikën e përdorur gjatë konfliktit, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një objekt në formë pistolete, në ngjyrë të zezë, që përdorej me sfera.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    19-vjeçari i plagosur arrest në shtëpi arrestohet 23-vjeçari dhunë me thikë hetimet policore kapja e të kërkuarit korçë ngjarje kriminale Plagosje me mjet prerës policia e shtetit rendi publik shkelje e masës së sigurisë thyerja e masës së sigurisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me mjet prerës një 19-vjeçar, kapet 23-vjeçari në Korçë

    October 26, 2026

    Pas një ore, mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS, ja çfarë u diskutua

    October 26, 2026

    Nuk udhëtoi me Realin, Vinicius dërgon mesazh tallës pas fitores së madhe me Barcelonën

    October 26, 2026

    “Big Brother VIP Kosova 5”, zbulohen 22 emrat që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.