• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

by A R
26/10/2026 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi largimin nga pushteti të Aleksandar Vuçiçit, pasi ky i fundit humbi zgjedhjet e përgjithshme në Serbi,

“Dje, populli serb, me votën e tij nxori nga pushteti njërin nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit, njeriun që prej vitesh duhej të ishte në burgun ndërkombëtar të Hagës, Aleksandër Vuçiç, ish-badigardin e Sheshelit, birin e tij shpirtëror, pasardhësin e tij. Pjesëmarrës aktiv në gjenocidin serb në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci. Një nga organizatorët e safarit vrasës të myslimanëve në Sarajevë. Iniciatorin e nismës fatkeqe për t’i dhënë strehë dhe për të fshehur gjatë viteve në kërkim nga drejtësia ndërkombëtare kasapit të Bosnjes, Ratko Mlladiç. Organizatorin e vrasjeve politike të udhëheqësve të serbëve në Kosovë, Oliver Jovanoviçin. Serbomadhin që edhe dy vite më parë deklaronte në Zubin Patok dhe Zveçan se Serbia do të bëhet më e madhe dhe që dërgonte grupe terroriste në Kosovë”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Sipas tij, Vuçiç dhe Rama ishin njerëzit që dëshironin më shumë ndarjen e Kosovës. “Aleksandër Vuçiç ishte një kukull e Vladimir Putinit në Ballkan, i cili pas agresionit rus ndaj Ukrainës, e shndërroi Serbinë në prapavijë të fuqishme të Rusisë në rajon. Ai, me gangsterin tjetër të Ballkanit, narkodiktatorin e Tiranës, Edi Rama, bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës, organizuan atentate ndaj udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Shqipëri, ndërmorën nisma të porositura nga Kremlini si Ballkani i Hapur, u akuzuan se bashkëpunonin ngushtë në trafiqe kriminale drogë e të tjera ndërkombëtare në komunat në veri të Kosovës”, shtoi Berisha.

Next Post
Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

October 26, 2026
Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

October 26, 2026
Gjykata cakton 22 masa sigurie për protestuesit, 8 në burg

Gjykata liron tre protestues të ndaluar: Njëri prej tyre u arrestua në mënyrë të paligjshme

October 26, 2026
Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki, nga 32 mijë lekë, minimumi i ri shkon 70 mijë lekë

1 500 fitues për kreditë e buta në Tiranë, lista pret miratimin e Këshillit Bashkiak

October 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

October 26, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Ligji për tubimet me akt normativ, Balla: Nisma do të vijë nga qeveria…

October 26, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In