Kërkoi mbrojtje nga institucionet në Kosovë 3 ditë para se të vritej, zbardhet letra e viktimës
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me letrën e dërguar autoriteteve në Kosovë, para se Arlinda Zekaj të vritej në Pejë të dielën në mbrëmje. Mësohet se ajo tre ditë para ngjarjes së rëndë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj.
Me një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që siç ka shkruar ajo, kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj.
“Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre, duke bartur përgjegjësinë të njëri-tjetri, e kështu duke lejuar që pasojat dhe rreziku për jetën time të vazhdojnë. Kërkoj ekzekutimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe hapjen e hetimeve ndaj të gjithë zyrtarëve të përfshirë, duke filluar nga QPS-ja”, thuhet në letër.
Ndër të tjera, ajo kishte shkruar se uron që institucionet përgjegjëse të mos detyrohen të japin llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta e saj. Ajo e kishte cilësuar reagimin nga institucionet si “shpresën e saj të fundit”.
“Kjo është shpresa ime e fundit. Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime. Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje! Gruaja me ligj në dorë po e vritka gruan -jo burri. E dhimbshme deri në asht”, përfundon letra.
Viktima gjithashtu nësohet se ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë kishte njoftuar policinë për dhunë në familje. Lidhur me këtë kallëzim ishte arrestuar bashkëshorti i saj e ishte ndaluar më pas për 48 orë.
Pas kthimit të saj në banesë, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se gruaja ishte gjetur pa shenja jete. I dyshuar për vrasjen është kunati i saj, i cili është ende në arrati.

Vrasja në Pejë, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme plenare
Vrasja e gruas në Pejë, kryeprokurori kërkon analizë të veprimeve të institucioneve
Vrasja në Kosovë, reagon presidentja Pula: Institucionet e drejtësisë të veprojnë me urgjencë
- 13:40 Policia nxjerr shkresë urgjente për protestat, kërkon respektimin e të drejtave të të miturve
- 13:33 Mourinho i thur elozhe arbitrit pas fitores në “El Clasico”, por sulmon VAR-in: E zuri gjumi!
- 13:28 Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027
- 13:22 Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite
- 13:10 Vrasja në Pejë, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme plenare
- 13:07 Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive