Heqja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, reagon xhaxhai: E dimë kush janë vrasësit, kërkojmë drejtësi

26 Tetor 2026 | 13:49

Heqja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës gjatë protestës së 25 tetorit në Tiranë ka rikthyer dhimbjen te familjarët e tij. Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, thotë se nuk e di se kush e ka hequr pllakën e vendosur në vendin ku nipi i tij u vra më 21 janar 2011, por thekson se familja kërkon që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Në një reagim për mediat, Mark Nika e cilësoi heqjen e pllakës si një tjetër goditje për familjen, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të përshpejtojë hetimet për vrasjen e 21 janarit.

“Këtu është vrarë Aleksi më 21 janar 2011 nga Garda e Republikës. Në shenjë kujtimi është vendosur një pllakë për të përkujtuar ditën e vrasjes. Sot nga mediat mësova se forca të errëta, nuk e di se kush, e kanë hequr pllakën që ta shuajnë këtë kujtim që kemi për Aleksin.

Por, ne e dimë kush janë vrasësit, SPAK po e heton çështjen dhe i bëjmë thirrje që vrasësit të shkojnë para drejtësisë dhe të mos bredhin sërish si në parlament, si jashtë saj. Është një ditë e rëndë për ne. Aleksi nuk kthehet më. Kur vinim në Tiranë, e kujtonim ku është vrarë dhe pse është vrarë.

Jam i bindur që do ta riparojë qeveria dhe i bëjmë thirrje SPAK-ut që ta hetojë sa më shpejt dhe këto vrasje të mos i kemi sërish nëpër këmbë për të na krijuar dëme morale”, deklaroi Mark Nika.

Sipas tij, heqja e pllakës përkujtimore është një tjetër dhimbje për familjen, e cila prej vitit 2011 pret drejtësi për vrasjen e Aleks Nikës, një prej viktimave të protestës së 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia nxjerr shkresë urgjente për protestat, kërkon respektimin e të drejtave të të miturve

Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës dhe strukturave policore në Krujë, ku kërkon marrjen e masave për garantimin e...
13:40 | 26/10/2026

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari! Dyshohet se ua shiste protestuesve

Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë, pasi në banesën e tij iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike te kontrabanduara, të cilat...
11:28 | 26/10/2026

Mbledhja e grupit të PS, në fokus kompensimi i dëmeve nga protestat dhe ligji i tubimeve! Gazetarja jep detajet

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PS e cila u mbajt këtë të hënë në Kryesinë e...
11:27 | 26/10/2026