Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

26 Tetor 2026 | 13:00

Në një lidhje live për Euronews, gazetari Ben Andoni ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, ku humbja e Aleksandar Vuçiçit dhe fitorja e listës së studentëve shënojnë një kthesë të re politike.

Sipas Andonit, sfida e parë e kësaj lëvizjeje do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku sipas tij kandidatët kryesorë për pozicione drejtuese po përmenden figura akademike e teknokrate si Radomir Sajçiç, ish-guvernatori Dejan Shoskiç dhe rektori Vladan Gjokiç.

Nga ana tjetër, gazetari paralajmëroi se retorika e studentëve ndaj Kosovës mund të jetë edhe më e ashpër se ajo e Vuçiçit, pasi ata kërkojnë rishqyrtimin e të gjitha marrëveshjeve, duke nisur që nga ajo e Kumanovës.

 “Detyra e parë do të jetë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe kryetar i Kuvendit patjetër do të zgjidhet një njeri i cili u duhet studentëve për të treguar staturën e tyre se si do të organizojnë. Kanë një fat i madh që zoti Daçiç nuk e arriti pragun. Ju e dini, ka qenë një nga njerëzit më problematatikë për sa i përket retorikës së tij, kurse partitë e tjera pothuajse kanë qenë inekzistente.

Kurse minoritetet, ju e dini që shqiptarët akoma besojnë që mund të fitojnë edhe një mandat të tretë.

Unë besoj se janë të vështira. Ajo që pretendohet është se studentët gjithçka do e marrin vetë përsipër, sepse angazhimi më i madh është ndërmjet njerëzve për t’ju treguar se ata janë ndryshe.

Deri tani po përmenden disa emra, është një profesor i Beogradit në Fakultetin e Drejtësisë, Radomir Sajçiq. Ai është shprehur edhe në këto orë të fundit, është një nga njerëzit që ka qenë i treti ose i katërti në listë. Mendoj se ky do të ketë mundësitë më të mëdha.

Kini parasysh, Dejan Shoškić ka qenë guvernator i bankës, dhe përsëri mendoj se prapë do të thërrasin Vladan Gjokiç, që është rektor i Universitetit të Beogradit, i cili mund të jetë një nga njerëzit që do t’i jepet ose ministria ose kryeministria për shkak të pozicionit.

Retorika e tyre për Kosovën është shumë më e ashpër sesa e Vuçiçit. Ndërkohë që Vuçiç pothuajse e ka njohur de facto Kosovën sepse deri në momentin që është ulur me zotin Kurti quhet njohje, kurse studentët tashmë kërkojnë një rishqyrtim të komplet marrëveshjeve që ka Kosova, madje që nga Marrëveshja e Kumanovës.

Po shikoj nga emrat që po paraqiten gjithë emra doktorantësh dhe teknokratësh. Do të shikohet se cili do ta marrë këtë barrë shumë të madhe.

Duket që zoti Vuçiç, duke e ditur se do e merrte goditjen, e ka ditur shumë më mirë se të gjithë. Jo më kot u shpreh se duket se do të bëjë atë skenarin bullgar: të lërë listën e studentëve të shfryhet nga vetë njerëzit e tyre dhe të tregojë se vendi mund të drejtohet vetëm nga njerëz si ai”, u shpreh Andoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, votoi të hënën zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm deri më 29 janar 2027. Sipas të dhënave...
13:28 | 26/10/2026

Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

Sulmet me raketa balistike dhe dronë nga rebelët Huthi të Jemenit pothuajse kanë zbrazur qiellin mbi kryeqytetin saudit, sipas të dhënave të aviacionit. Rreth 86...
13:22 | 26/10/2026

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Kremlini theksoi sot se negociatat trepalëshe të planifikuara të mbahen në nëntor midis Moskës , Kievit dhe Uashingtonit nuk do të thotë që palët ndërluftuese...
13:07 | 26/10/2026