Tuesday / October 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota

Wall Street në ankth, a do t’i justifikojë inteligjenca artificiale investimet rekord?

Share Share Icon

Wall Street hyn në një javë vendimtare për gjigantët e teknologjisë, teksa investitorët po vënë gjithnjë e më shumë në dyshim nëse shpenzimet rekord për inteligjencën artificiale do të gjenerojnë fitimet e pritshme. Microsoft, Alphabet dhe Amazon do të publikojnë rezultatet financiare këtë javë, në një klimë pasigurie që ka goditur aksionet e teknologjisë dhe ka vënë në provë ecurinë e tregjeve amerikane.

Shpenzimet kapitale të kompanive më të mëdha të teknologjisë për ndërtimin e infrastrukturës së inteligjencës artificiale pritet të arrijnë rreth 800 miliardë dollarë gjatë këtij viti. Megjithatë, investitorët po kërkojnë gjithnjë e më shumë prova se këto investime po përkthehen në të ardhura dhe fitime të qëndrueshme, sipas Reuters.

Shqetësimet u intensifikuan javën e kaluar, pas rezultateve financiare të Meta dhe prodhuesit të pajisjeve për industrinë e gjysmëpërçuesve, Lam Research. Indeksi Nasdaq shënoi të enjten rënien më të madhe ditore që nga qershori, ndërsa investitorët reaguan ndaj perspektivës së shpenzimeve të larta për teknologjitë e reja.

Në qendër të vëmendjes këtë javë janë Alphabet dhe Microsoft, që do të publikojnë rezultatet të mërkurën, më 28 tetor, të ndjekura nga Amazon të enjten. Investitorët do të shqyrtojnë jo vetëm të ardhurat dhe fitimet, por veçanërisht parashikimet për investimet e ardhshme në qendrat e të dhënave dhe kthimin financiar prej tyre.

Shpenzimet masive të kompanive të teknologjisë kanë nxitur rritjen e të ardhurave për një numër të madh biznesesh që furnizojnë industrinë e inteligjencës artificiale, nga prodhuesit e çipave te kompanitë e infrastrukturës. Por rritja e kostove të financimit po shton pikëpyetjet mbi qëndrueshmërinë e këtij cikli investimesh.

Sezoni i rezultateve financiare është deri tani i fortë. Më shumë se 100 kompani të indeksit S&P 500 kanë raportuar rezultatet, ndërsa fitimet e tremujorit të tretë po shënojnë një rritje prej mbi 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të LSEG IBES.

Këtë javë pritet të publikojnë rezultatet rreth një e treta e kompanive të indeksit S&P 500, duke e kthyer atë në periudhën më intensive të sezonit të raportimeve financiare.

Rritja e fitimeve ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka mbështetur bursat amerikane, pavarësisht rritjes së yield-eve të obligacioneve dhe kostove të energjisë. Indeksi S&P 500 ka fituar rreth 11% që nga fillimi i vitit, i mbështetur në një masë të konsiderueshme nga optimizmi për inteligjencën artificiale.

Megjithatë, luhatjet e fundit të aksioneve të teknologjisë kanë shtuar dyshimet nëse rritja e deritanishme mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Investitorët do të ndjekin gjithashtu rezultatet e Intel dhe Sandisk, dy kompani të lidhura me industrinë e gjysmëpërçuesve, si edhe raportimet e Eli Lilly dhe Caterpillar, të cilat mund të japin sinjale mbi ecurinë më të gjerë të ekonomisë amerikane.

Një tjetër zhvillim që pritet të ndikojë tregjet është mbledhja e Rezervës Federale të mërkurën, më 28 tetor. Pas rritjes së normave të interesit në shtator, tregjet presin që banka qendrore amerikane t’i mbajë ato të pandryshuara këtë muaj. Megjithatë, kontratat e së ardhmes sinjalizojnë një probabilitet prej rreth 80% për një tjetër rritje në dhjetor.

Perspektiva e normave më të larta të interesit ka rëndësi të veçantë për kompanitë e teknologjisë, vlerësimet e të cilave mbështeten në pritshmëritë për rritje të fortë të fitimeve në të ardhmen.

Rezultatet e kësaj jave pritet të përcaktojnë nëse rënia e fundit e aksioneve të teknologjisë do të mbetet një korrigjim i përkohshëm apo do të shndërrohet në një dobësim më të thellë të tregut amerikan.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota /

Nafta pranë 115 dollarëve, tregjet presin vendimet e Fed dhe BQE për interesat

Çmimet e naftës mbeten pranë niveleve më të larta të gjashtë muajve, ndërsa bankat kryesore qendrore përgatiten të marrin vendime për normat e inte...

2 hours më parë 2 Min Lexim

BE do t’i japë Frontex-it kompetenca të reja për dëbimin e emigrantëve jashtë Europës

Sipas rregullave të reja, agjencia europiane e kufijve do të lejohet të transferojë emigrantë nga një vend i tretë në një tjetër, duke zgjeruar ope...

17 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!