Berisha: SPAK nuk e ka dërguar kërkesën për arrestimin e Ballukut sepse është nën kontrollin e Ramës

13:40, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat Berisha tha gjatë konferencës së shtypit se, ‘SPAK nuk e ka dërguar kërkesën për arrestimin e Ballukut sepse është nën kontrollin e plotë të Edi Ramës’

Ambrozia Meta, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit. Nga këto zhvillime kemi harruar një çështje tjetër. SPAK i ka komunikuar akuzat Belinda Ballukut, por deri në këto momente ende nuk ka ardhur një kërkesë në Kuvend për arrestimin e saj. Ju mendoni se SPAK do ta dërgojë këtë kërkesë, do ta përsërisë pra kërkesën për arrestimin e Ballukut, apo ajo është amnistuar?

Sali Berisha: Po ju e shihni që nuk e ka dërguar në parlament. SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës.

A ka gjë më absurde? I sapodiplomuari për drejtësi Metaj, që bëhet simbol i protestës, si Rambo u përball me shtatë narkopolicë, narkobanditë, është urdhëruar për arrest shtëpie, kurse Lubia ecën e qetë në bulevard, emëron e ç'emëron zyrtarë.  Linda, jo Linda e Surrelit, por kjo Linda e akuzës si motra e saj, në arrest shtëpie.

Ky institucion është në kontrollin e plotë të Padrinos.

Unë u them ju, që në themel të kësaj që shihni, sigurisht është Edi Rama kryesori. Por ata janë të dytë me përdorimin e ligjit në mënyrën më politike në mburojë të tyre.

Në qoftë se dosjet e Peshkopisë dhe Durrësit, të cilat janë dosje të marra të ndërtuara në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale (regjistrimet janë bërë me vendim gjykate e të tjera e të tjera), do të ishin penalizuar autorët, Shqipëria do kishte pasur zgjedhje të lira.

Po çfarë është ajo? Ajo është një licencë, e kam thënë shumë herë, mosndëshkimi i krimit elektoral është licencë për qeverinë dhe partinë e krimit për të rrëmbyer zgjedhjet.

Kështu që nuk e ka dërguar. Problemi është se Edi Rama është në fundin e tij.

Për këtë i them edhe një herë: përgatitu se s'ke parë gjë akoma!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco