Erion Veliaj reagon nga burgu i Durrësit për zgjedhjet në Serbi: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për zgjedhjet në Serbi, duke përshëndetur studentët dhe rezultatin e listës së përbashkët të shqiptarëve në këto zgjedhje. Më shumë se sa postimi merr vlerë fakti se ai ia doli të postojë nga qelia pas gati 10 ditësh në izolim, prej ku nuk ka pasur mundësi të poszojë asgjë.
Në një postim në Facebook, Veliaj i ka cilësuar protestat studentore si një ndryshim që duhet kuptuar nga qytetarët dhe politikëbërësit. Postimi i tij është qartësisht një karshillëk ndaj kryeministrit Rama i cili deri tani nuk ka reaguar për zgjedhjet në Serbi.
“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!
Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.
Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, shkruan Veliaj.a.b





