Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç
Djali i presidentit amerikan, Eric Trump ka dalë me një reagim në “X” lidhur me zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe humbja e partisë në pushtet të Aleksandar Vuçiç. Ai shkruan se Lëvizja e studentëve i dha fund pushtetit 14-vjeçar të Vuçiç.
“Lëvizja e udhëhequr nga studentët në Serbi shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të dielën, duke i dhënë fund 14 viteve në pushtet për partinë populiste të krahut të djathtë të Aleksandar Vuçiç”, shkruan Eric Trump.
Sipas të dhënave paraprake, “Lista e Studentëve” fitoi midis 135 dhe 140 vende në parlamentin me 250 vende, ndërsa Partia Progresive Serbe (SNS) e krahut të djathtë e Vuçiçit fitoi 105 vende.
Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pas gati dy vitesh protestash studentore kundër korrupsionit. Protestat u nxitën nga tragjedia e vitit 2024 në Novi Sad, ku 16 persona vdiqën kur një tendë u shemb në stacionin e trenit.
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit
- 14:20 Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit
- 14:12 Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
- 14:03 Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit
- 13:55 Përfaqësues të shoqërisë civile dhe avokatë kallëzim në SPAK për dhunën në protesta: 180 episode të dokumentuara
- 13:49 Heqja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, reagon xhaxhai: E dimë kush janë vrasësit, kërkojmë drejtësi
- 13:40 Policia nxjerr shkresë urgjente për protestat, kërkon respektimin e të drejtave të të miturve