Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

    Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët: Biznesi e qeveria duhet të nxjerrin mësime

    “Ne e dimë kush janë vrasësit”, xhaxhai i Aleks Nikës pas shkuljes së pllakës së 21 Janarit: SPAK t’i çojë para drejtësisë!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët: Biznesi e qeveria duhet të nxjerrin mësime
    Ekonomi

    Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët: Biznesi e qeveria duhet të nxjerrin mësime

    October 26, 2026
    Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët: Biznesi e qeveria duhet të nxjerrin mësime

    Padrejtësitë dhe pabarazia nuk justifikojnë dhunën. Ekonomistë e ekspertë në analizën më të parë të situatës që shoqëron protestat në vend, e shohin dhunën e shkatërrimet me një dëm të shumëfishtë sidomos përkundër një ekonomie që e sheh veten në garë për të qenë pjesë e tregut evropian.

    “Me akte të tilla që ndikojnë në pasigurinë e bizneseve në përgjithësi, pasojat mund të jenë afatgjata, përtej kohës kur ato ndodhin. Gjithashtu, ndikim kanë edhe dëmet e dukshme, si prishja e ambienteve, si dhe cenimi i qetësisë dhe i rendit publik, të cilat ndikojnë në konsum”, u shpreh eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj.

    Përveç masave që sipas ekspertit Gjokutaj kanë filluar, situata duhet të reflektohet nga të gjitha palët e prekura.

    “Në lidhje me atë që biznesi duhet të bëjë për të qenë i përgatitur për këto raste, por edhe me atë që qeveria duhet të garantojë, duke pasur parasysh detyrimet që ka ndaj bizneseve në këmbim të taksave që mbledh prej tyre”, tha ai.

    Reflektimi duhet të njohë edhe përparësinë e teknologjisë.

    “Vetë teknologjia mund të aplikohet më mirë në këtë kohë për bizneset, në mënyrë që një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare, e cila bazohet te shërbimet, të përshtatet me kushte të tilla. Këto situata janë, në vetvete, edhe teste të përgjithshme, jo vetëm për mënyrën se si bëhet biznesi, por edhe për mënyrën se si reagon qeveria”, theksoi Gjokutaj.

    Një plan i gjerë reagimi vjen përmes disa përfshirjesh.

    “Hapjen e kontakteve me bizneset, regjistrimin dhe inventarizimin e mënyrës se si ato janë dëmtuar, si dhe asistimin sipas fazave dhe madhësisë së dëmit. Disa biznese kanë nevojë për asistencë financiare, ndërsa të tjera kanë nevojë për lehtësira, qoftë fiskale apo në aspekte të tjera. Pjesa tjetër ka të bëjë me mënyrën se si këto pasoja do të pasqyrohen në projektbuxhetin e vitit 2027, i cili do të marrë parasysh edhe ndikimet që mund të duken të vogla për bizneset dhe ekonominë”, tha ai.

    Me një përvojë të gjatë përmes angazhimit të tij, eksperti Gjokutaj bën thirrje për konsiderimin e kolegëve dhe analistëve të fushës.

    bizneset e dëmtuara dëmet ndaj bizneseve dhuna në protesta ekonomia shqiptare Ekspertët e ekonomisë kompensimi i dëmeve masat kundër dhunës mbrojtja e bizneseve menaxhimi i krizave pasojat ekonomike të protestave përgjegjësia institucionale Qeveria shqiptare siguria publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

    October 26, 2026

    Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët: Biznesi e qeveria duhet të nxjerrin mësime

    October 26, 2026

    “Ne e dimë kush janë vrasësit”, xhaxhai i Aleks Nikës pas shkuljes së pllakës së 21 Janarit: SPAK t’i çojë para drejtësisë!

    October 26, 2026

    Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.