Elbasani është sensibilizuar me rastin e Erjon Vishkullit. Tifozi i njohur i Kombëtares u plagos në sy me plumb gome, ndërsa ishte i pranishëm në protestën studentore që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës.
Elbasani ka vendosur që të ardhurat e fituara nga shitja e biletave ndaj Partizanit, do të shkojnë pikërisht për kurimin e Vishkullit.
Takimi i 28 tetorit do të luhet në “Elbasan Arena”, ndërsa nis prej orës 18:30.
“Në përballjen ndaj Partizanit, çdo biletë ka një vlerë të veçantë. Të gjitha fitimet nga shitja e biletave do të shkojnë për kurimin e Erjon Vishkullit. Këtë herë, përtej 90 minutave, luajmë edhe për Erjonin”, shkruan klubi i Elbasanit.
© SYRI.net
FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria regjistron suksesin e katërt radhazi
Dënimi/ Mungesë respekti dhe qëndrim agresiv, Allegri skualifikohet me dy ndeshje
Trajneri i Barcelonës/ Flick nuk e fsheh zhgënjimin pas ‘El Clasico’-s: Nuk ishim të freskëtBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: