Protesta e studentëve, deputetët e PD në Komisionet Parlamentare: Zgjidhja e krizës është largimi i Ramës

26 Tetor 2026 | 14:51

Deputetët e Partisë Demokratike në të gjitha Komisionet Parlamentare që kanë zhvilluar këtë të hënë kanë mbajtur një qëndrim, në mbështetje të protestës së studentëve. Deputetët demokratë gjatë mbledhjeve kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve teksa e kanë cilësuar si dhunë të regjistruar me urdhër politik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se sipas tyre zgjidhja e krizës së rëndë politike, ekonomike dhe sociale në të cilën është zhytur vendi, është largimi i kryeministrit Edi Rama. Ata gjithashtu theksojnë se duhet të krijohet një qeveri kujdestare, që do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria e Tiranës nis hetim për dëmtimin e Erjon Vishkullit, hetime edhe për dhunën e policisë në protesta

Prokuroria e Tiranës ka dalë këtë të hënë me një njoftim zyrtar ku ka bërë me dije se ka nisur hetim lidhur me lëndimin e...
14:29 | 26/10/2026

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe avokatë kallëzim në SPAK për dhunën në protesta: 180 episode të dokumentuara

Përfaqësues të shoqërisë civile, intelektuale, avokatë dhe studentë kanë dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga strukturat e policisë ndaj protestuesve, duke ndërmarrë hapin e parë...
13:55 | 26/10/2026

Heqja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, reagon xhaxhai: E dimë kush janë vrasësit, kërkojmë drejtësi

Heqja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës gjatë protestës së 25 tetorit në Tiranë ka rikthyer dhimbjen te familjarët e tij. Mark Nika, xhaxhai i...
13:49 | 26/10/2026