Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin historik Ndërkombëtar të Paqes në Assisi të Italisë

26 Tetor 2026 | 15:46

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë merr pjesë në takimin Ndërkombëtar të Paqes me temë: “Paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse” (Unarmed and Disarming Peace) në qytetin e Assisit, organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidio. Ky takim përkon me 40-vjetorin e nismës historike të nisur nga Papa Gjon Pali II në vitin 1986 dhe zhvillohet nga 25-27 tetor 2026.

Në këtë takim ndërkombëtar marrin pjesë primatë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, personalitete të larta të politikës, të kulturës, aktivistë të paqes dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 53 vende të ndryshme të botës.

Më 25 tetor 2026, u hapën punimet e këtij takimi me mesazhin e Presidentin e Republikës së Italisë, Shkëlqesia e Tij, z. Sergio Mattarella.

Kryepiskopi Joan do të referojë në dy prej forumeve të takimit ku do të mbajë temat: “Uniteti i krishterë si udhëtim në të Vërtetën dhe Paqen” (Një perspektivë orthodhokse) dhe “Martirët bashkëkohorë: dëshmitarë të mirësisë”.

Ceremonia përmbyllëse do të zhvillohet më 27 tetor në Sheshin e Poshtëm të Bazilikës së Shën Françeskut nga ku do të jepet një apel global për paqen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 14-të, studentët mblidhen te Ministria e Arsimit

Studentët janë mbledhur te Ministria e Arsimit në ditën e 14 të protestës së tyre kundër qeverisë. Lajm ne perditesim
15:23 | 26/10/2026

Protesta e studentëve, deputetët e PD në Komisionet Parlamentare: Zgjidhja e krizës është largimi i Ramës

Deputetët e Partisë Demokratike në të gjitha Komisionet Parlamentare që kanë zhvilluar këtë të hënë kanë mbajtur një qëndrim, në mbështetje të protestës së studentëve....
14:51 | 26/10/2026

Prokuroria e Tiranës nis hetim për dëmtimin e Erjon Vishkullit, hetime edhe për dhunën e policisë në protesta

Prokuroria e Tiranës ka dalë këtë të hënë me një njoftim zyrtar ku ka bërë me dije se ka nisur hetim lidhur me lëndimin e...
14:29 | 26/10/2026