• Kontakt
Monday, October 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat në Shqipëri në axhendën e Parlamentit Europian, David McAllister njofton debat të posaçëm

15:44 : 26/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

“Bluzat e Bardha për Ndryshim”, një grupim mjekësh, infermierësh dhe profesionistësh të tjerë shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, iniciuan një apel drejtuar deputetëve të Bundestagut gjerman dhe eurodeputetëve gjermanë për situatën në Shqipëri.

Apeli u mbështet nga mbi 350 mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë shqiptarë në Gjermani.

Në të kërkohet një qëndrim publik në mbrojtje të së drejtës për protestë paqësore, hetim i pavarur dhe transparent për përdorimin joproporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës, garanci që ambulancat dhe personeli mjeksor të shërbejnë vetëm për kujdesin ndaj të lënduarve, si dhe përfshirja e kësaj çështjeje në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sot nismëtarët e apelit, ashtu siç njofton mjeku Erion Dasho morën përgjigjen e Z. David McAllister, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian.

McAllister e cilëson situatën në Shqipëri “arsye për shqetësim të madh” dhe bën të ditur se i është drejtuar ambasadores së BE në Tiranë për një vlerësim të situatës.

Lexo edhe:

Pranverë ballkanike? Vuçiç ra, po Rama?

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

Ai njofton gjithashtu se Shqipëria do të jetë në rendin e ditës së Komisionit më 4 nëntor, ndërsa brenda nëntorit planifikohet një debat i veçantë për situatën në vend. Më poshtë, përgjigja e plotë e Z. McAllister.

Përgjigjia e kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme të PE, Z. David McAllister:

E nderuara znj. Dr. Spiro,

Ju falënderoj për e-mailin tuaj të datës 20 tetor 2026, të cilin e kam lexuar me vëmendje.Situata aktuale në Shqipëri përbën vërtet një shkak të madh shqetësimi. Në këtë kontekst, duhen theksuar përplasjet gjithnjë e më të dhunshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë, raportimet për dhunë policore dhe përdorimin e forcave speciale, si dhe paralajmërimet për kufizime të mundshme të lirisë së tubimit.

Unë tashmë i jam drejtuar ambasadores së BE-së në Shqipëri, duke i kërkuar një vlerësim të situatës dhe një pasqyrë të masave që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë deri më tani.

Shqipëria zë një vend të rëndësishëm në Komisionin për Punët e Jashtme, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe është në mënyrë të rregullt objekt diskutimesh, gjatë të cilave deputetët shqyrtojnë në mënyrë kritike përparimin e vendit në procesin e  zgjerimit të BE-së.Më 4 nëntor, Shqipëria do të jetë në rendin e ditës së Komisionit, në kuadër të prezantimit të raporteve vjetore të progresit për vendet kandidate.

Përveç kësaj, në Komision po planifikojmë që situatën në Shqipëri ta vendosim në rendin e ditës edhe gjatë muajit nëntor, si një pikë të veçantë, me qëllim që të mundësohet një debat i hollësishëm dhe i zgjeruar.

Komisioni për Punët e Jashtme do të vazhdojë ta ndjekë nga afër dhe në mënyrë kritike situatën në terren.

Me përshëndetjet më të përzemërta për në Braunschëeig,

David McAllister

Etiketa: David McAllisterprotestaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pranverë ballkanike? Vuçiç ra, po Rama?

15:06 : 26/10/2026
AKTUALITET

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

12:57 : 26/10/2026
AKTUALITET

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

12:21 : 26/10/2026
AKTUALITET

Lefter Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:00 : 26/10/2026
AKTUALITET

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së

10:02 : 26/10/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

08:20 : 26/10/2026

TË GJITHA

Protestat në Shqipëri në axhendën e Parlamentit Europian, David McAllister njofton debat të posaçëm

15:44 : 26/10/2026

Dita e 14-të e protestës/ Mblidhen të rinjtë para Ministrisë së Arsimit

15:37 : 26/10/2026

Aksident në Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motorit, dërgohet drejt Traumës

15:33 : 26/10/2026

Burnham: Do të doja ta shihja Britaninë përsëri në BE, por është populli që vendos

15:30 : 26/10/2026

“I vunë thikën në fyt dhe pyetën: A ta vrasim?”/ Xhixho denoncon dhunën ndaj studentit – VIDEO

15:25 : 26/10/2026

Pranverë ballkanike? Vuçiç ra, po Rama?

15:06 : 26/10/2026

Trafiku në Tiranë/ KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

15:05 : 26/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com