Milani ka dhënë sinjale pozitive me paraqitjen ndaj Udineses, duke triumfuar 2-0 në transfertë dhe duke lënë përshtypje të mira edhe te drejtuesit e klubit. I kënaqur me atë që pa në fushë ishte edhe pronari Gerry Cardinale, i cili foli për mediat pas ndeshjes.

‘Skuadra vazhdon të përmirësohet dhe pas ndeshjes zhgënjyese në Evropë, tregoi se diti të rikthehet-tha Cardinale-ditëm të mbanim të njëjtin intensitet lojë në të gjithë ndeshjen; zotërimi i topit, agresiviteti në rikuperimin e tij pasi e humbëm, kanë qenë aspekte shumë pozitive.

‘Ruben i menaxhoi mirë rotacionet dhe zëvendësimet dhe gjithë kjo na vendos në një pozicion të mirë në prag të ndeshjes të së mërkurës në shtëpi.

‘Jam shumë i kënaqur. Do të shihemi të mërkurën. A do të qëndroj gjatë gjithë javës? Po, do të jem këtu për ndeshjen me Bolognan dhe Interin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb