Një 16-vjeçar është përfshirë në një aksident rrugor në fshatin Balldre të Lezhës, ku ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre–Rraboshtë”. Sipas të dhënave paraprake, i mituri po drejtonte një ciklomotor kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi të.
Si pasojë e aksidentit, 16-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në aksident.


