Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Kam bërë kallëzim penal për padrejtësitë lidhur me Aeroportin e Vlorës
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Pacolli deklaroi se kishte bërë një kallëzim penal lidhur me atë që i cilësoi si padrejtësi të kryera deri më tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës.
“Kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër”, u shpreh ai.
Ai ka folur për dëshminë dhe denoncimet e tij në SPAK.
“Sot pata mundësinë të paraqitesha për rreth 7 orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku paraqita në mënyrë të detajuar faktet, dokumentet dhe rrethanat e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
E vlerësoj këtë mundësi dhe jam i kënaqur që mundëm të sjellim përpara organit kompetent të vërtetën e plotë mbi ndërhyrjet e paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfilljen e vendimeve gjyqësore dhe cenimin e pronës private.
Nuk e kam humbur shpresën se në Shqipëri po bëhet drejtësi. Besoj se institucionet e drejtësisë do të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe do të garantojnë respektimin e ligjit.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me SPAK dhe me çdo institucion kompetent, deri në sqarimin e plotë të së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave tona ligjore.
Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen”, tha Pacolli.
Pacolli ishte thirrur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen, në kuadër të kallëzimit të bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës.
Dita e 14-të e protestës, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës
Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin historik Ndërkombëtar të Paqes në Assisi të Italisë
- 19:54 Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve
- 19:06 Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie
- 18:57 Kurti: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj
- 18:42 Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në SHBA, Kanada, Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar
- 18:30 “Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiçit?
- 18:21 Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë