Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 14 e revoltës studentore, kërkohet dorëheqja e Ramës

SYRI TV/ Moti i thatë kalb shegët në Lezhë, fermerët: Dëmet janë të mëdha

17:06, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Thatësira dhe temperaturat e larta kanë dëmtuar prodhimin e shegës në fshatrat e Lezhës. Një nga fermerët e prekur nga kjo situatë tregon se, për shkak të kushteve klimatike, shegët po kalben në pemë, duke rrezikuar dështimin e të gjithë prodhimit.

SYRI TV

Thatësira e tejzgjatur dhe temperaturat e larta gjatë këtij viti kanë dhënë ndikim negativ në sektorin e bujqësisë në Lezhë. Një nga kulturat e prekura është edhe shega, frut karakteristik i kësaj zone, ku mungesa e reshjeve dhe i nxehti kanë shkaktuar dëmtimin e prodhimit, duke sjellë plasjen dhe kalbjen e frutave.

Nik Gilaj, në fshatin Zejmen, është një prej të prekurve nga kjo situatë. Ai kultivon shegë në një sipërfaqe prej 12 dynymësh, me rreth 1 mijë rrënjë, por pavarësisht investimit dhe punës së vazhdueshme gjatë vitit, prodhimi këtë sezon është dëmtuar, duke i shkaktuar vështirësi ekonomike.

Në kushtet kur bujqësia mbetet një burim i rëndësishëm jetese për shumë familje në zonat rurale, dëmet e shkaktuara nga thatësira rikthejnë vëmendjen te nevoja për mbështetje ndaj fermerëve dhe masa që mund t’i ndihmojnë ata të përballojnë humbjet e shkaktuara nga fenomenet klimatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco