Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama në zi, humbet sivllau Vuçiç

Burimi: Rama Vuçiç një çift autokratësh, i bënë presion Kosovës! I pari ra, i dyti ...

18:33, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari i Radio France, Genc Burimi thotë se humbja e ish presidentit Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e së dielës është një ngjarje që kalon kufijtë lokalë të Serbisë.
Në një video intervistë me emisionin Task Force bëri një analizë ku evidentoi të përbashkëtat e kryeministrit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

“Ishte një çift autokratësh” tha Burimi duke kujtuar presionin që Rama I bëri Kosovës ndërsa Vuçiç përmes televizionit serb mbrojti kryeministrin shqiptar.
 

"Rënia e Vuçiç në Serbi nuk është vetëm ngjarje lokale, është dhe rajonale, sepse është binomi i autokracisë që ai kishte krijaur prej më shumë se një dekade me Edi Ramën. Ishin pasqyrë e njëri tjetrit. Njësoj, një pushtet ku kontrollohej mediat. Të dy të njëjtin këshilltar kishin, Tony Blair. Rama me Vuçiç nuk u mjaftuan me një lloj ndërlidhjeje në distancë por edhe me deklarata konkrete pro njëri tjetrit. Të mos harrojmë kur Rama i kërkoi BE-së që të mos sanksionojë Serbinë meqënëse kjo nuk sanksiononte Rusinë.

Nga ana tjetër Vuçiç këto ditët e fundit doli në tv serb duke thënë se nuk ka më mirë se Rama.  Pra ishte një çift autokratësh, plus Ballkani I Hapur që anashkaloi Kosovën. Kulmi i kësaj marrëveshjeje qe momenti I presionit të fortë ndërkombëtar të Vuçiç ndaj Kosovës për të bërë asociacionin e komunave serbe. Rama jo vetëm ndikoi në favor të këtij projekti por shkoi dhe i shkruajti imponoi Kurtit, tekstin e një  pr/statuti për asociacionin. Rama Vuçiç një çift autokratësh. I pari ra, i dyti po lufton dhe për sa kohë akoma" tha Burimi gjatë intervistës me gazetaren Sonila Meço. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco