Kurti: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj

26 Tetor 2026 | 18:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për vrasjen e Arlinda Zekaj. Ai theksoi se ngjarja është tronditëse dhe se viktima kërkoi mbrojtje të cilën nuk e mori duke sjellë dhe pasojat fatale.

“Arlinda Zekaj u vra dje, vrasja mizore është tejet tronditëse për të gjithë ne. Tri ditë para se të vritej Arlinda i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun e jetës së saj, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të menjëhershëm, ndërkohë që dorasi është në arrati. Pra ende nuk është arrestuar…Prokuroria dhe përgjegjësit duhet të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj, pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës nuk është parandaluar me masa mbrojtëse dhe nëse ka pasur neglizhencë ose mosveprim nga ana e zyrtarëve përgjegjës, cdo shkelje duhet të zbardhet dhe cdo përgjegjësi duhet të trajtohet sipas ligjeve…”, shtoi Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Pejë, mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet një minutë heshtje

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë për rastin e vrasjes të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitomiricë të Pejës. Seanca ka nisur duke...
17:09 | 26/10/2026

Kërkoi mbrojtje nga institucionet në Kosovë 3 ditë para se të vritej, zbardhet letra e viktimës

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me letrën e dërguar autoriteteve në Kosovë, para se Arlinda Zekaj të vritej në Pejë të dielën në mbrëmje....
13:40 | 26/10/2026

Vrasja në Pejë, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme plenare 

Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 15:00, ku në...
13:10 | 26/10/2026