VIDEO/ Neza: Stabilokracia zgjat jetën e autokratëve. Rama e përdor si perde për korrupsionin dhe lidhjet me krimin

18:44, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, deklaroi se stabilokracia ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka zgjatur pushtetin e autokratëve në Ballkan dhe në një pjesë të Europës Lindore.

Duke u ndalur te zhvillimet në rajon, Neza u shpreh se stabilokracia ka krijuar kushtet për konsolidimin e pushteteve autoritare, ndërsa theksoi se toleranca e ndërkombëtarëve dhe korrupsioni kanë qenë dy elementë të tjerë që kanë ndihmuar në forcimin e këtij modeli qeverisjeje.

Sipas tij, stabilokracia ka shërbyer si bazë mbi të cilën janë ndërtuar mekanizma të tjerë që u kanë mundësuar liderëve autoritarë të ruajnë pushtetin dhe të shmangin përplasjet me aktorët ndërkombëtarë.

Neza vlerësoi se, ndonëse korrupsioni paraqitet në nivele dhe forma të ndryshme në Serbi, Hungari dhe Shqipëri, në vendin tonë ai ka marrë përmasa më të theksuara.

Duke iu referuar qeverisjes së Edi Ramës, gazetari theksoi se stabilokracia po shërben si një mbulesë për fenomene që dëmtojnë funksionimin demokratik të vendit, duke përmendur korrupsionin, lidhjet me krimin e organizuar dhe dobësimin e institucioneve.

‘Unë jam plotësisht dakord me tezën e Gencit që thotë që stabilokracia ishte një ndër faktorët e cila ka zgjatur jetën e autokratëve në rajonin e Ballkanit, por jo vetëm rajonin e Ballkanit por edhe në një pjesë të lindjes evropiane.

Unë them se kjo është baza, mbi të cilën janë ndërtuar më pas disa shtresa të tjera të cilat i kanë bërë të mundur autokratëve që ta përjetojnë mirë stabilokracinë, ta përjetojnë edhe pa probleme dhe sidomos pa probleme me ndërkombëtarët.

Unë them se kanë qenë edhe dy elementë të tjerë.

Së pari ka qenë një farë konformimi i ndërkombëtarëve me pushtetet në këto vende, si Shqipëria, Serbia, po edhe Bullgaria deri diku.

Dhe së dyti ka qenë edhe korrupsioni, niveli i korrupsionit. Pavarësisht se niveli i korrupsionit ka qenë i ndryshëm, ka shkallë të ndryshme në Serbi, në Hungari dhe në Shqipëri.

Në Shqipëri niveli i korrupsionit është endemik, është më i madh, është edhe më keqbërës në kuptimin e mënyrës se si funksionon.

Kjo i ka shërbyer këtyre që të përforcojnë stabilokracinë dhe bile ka disa momente sidomos tek qeverisja e Ramës ku stabilokracia po shërben si perde për të kryer këto gjërat e pista pas kësaj perde, siç është korrupsioni, lidhja me krimin e organizuar, pa përmendur pastaj prerja e të gjitha fijeve të demokracisë ose të funksionimit demokratik të disa institucioneve siç janë qoftë institucionet e pavarura por qoftë edhe kontrolli i brendshëm i administratës, qoftë edhe një pjesë e mirë e mediave.

Kështu që në këtë në tërësi çfarë ndodhi, ajo çfarë ndodhi në Serbi na ndihmon ne për ta zbërthyer edhe më mirë se si ka funksionuar stabilokracia si derivat i autokracisë dhe në fakt edhe derivat i diktaturës.

Për të kuptuar këtë mekanizëm, për të kuptuar nga të tjerët se në Shqipëri kuptohet mekanizmi se si po funksionon Edi Rama.’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Sami Neza në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco