U godit nga policia me plumb gome në sy/ Demokratët Evropianë 'shuplakë' Ramës: Promovim politik në kurriz të Erjonit

U godit nga policia me plumb gome në sy/ Demokratët Evropianë 'shuplakë' Ramës: Promovim politik në kurriz të Erjonit

19:45, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Demokratët Evropianë kërkojnë hetim të pavarur, llogaridhënie për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë u qëllua me plumb gome nga policia.

Në reagimin e tyre, Demokratët Evropianë veç hetimit të pavarur kërkojnë dhe dhënien fund të dhunës joproporcionale nga ana e policisë.

Ata janë ndalur dhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u përpoq t’i atribuojë vetes meritat për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut — një pretendim që është hedhur poshtë publikisht nga vetë familja e Erjonit.

"Z. Rama, mbrojtja e qytetarëve është detyra juaj, jo një akt bujarie personale. Kujdesi mjekësor është një e drejtë, jo një favor nga Kryeministri" theksojnë demokratët Evropianë duke e mbyllur mesazhin e tyre se: Shqipëria ka nevojë për llogaridhënie, jo për vetëpromovim politik në kurriz të një të riu të lënduar, Erjon Vishkulli

Reagimi i PDE / EDP – Demokratët Evropianë:

Në Tiranë, 28-vjeçari Erjon Vishkulli u qëllua në sy nga një plumb gome i policisë. Shikimi i tij tani është në rrezik. Ne kërkojmë një hetim të pavarur, llogaridhënie dhe dhënien fund të dhunës joproporcionale nga ana e policisë.

E çfarë bën Edi Rama? Ai përpiqet t’i atribuojë vetes meritat për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut — një pretendim që është hedhur poshtë publikisht nga vetë familja e Erjonit.

Z. Rama, mbrojtja e qytetarëve është detyra juaj, jo një akt bujarie personale. Kujdesi mjekësor është një e drejtë, jo një favor nga Kryeministri. Shqipëria ka nevojë për llogaridhënie, jo për vetëpromovim politik në kurriz të një të riu të lënduar, Erjon Vishkulli.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco