• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

by A. Q
26/10/2026 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mia Perry rrëfen për herë të parë vuajtjet e vëllait të saj, luftën e gjatë me varësinë dhe tradhtinë e njerëzve që duhej t’a ndihmonin. Në dokumentarin e ri të Netflix, ajo zbulon edhe momentet prekëse nga ceremonia mortore e yllit të serialit “Friends”.

Për miliona fansa të serialit të famshëm “Friends”, dasma e Chandler Bing dhe Monica Geller ishte një nga momentet më romantike të dhjetë sezoneve të produksionit. Por, pas emocioneve që shiheshin në ekran, fshihej një realitet shumë më i dhimbshëm në jetën e aktorit Matthew Perry.

Motra e tij më e vogël, Mia Perry, ka rrëfyer për herë të parë betejën e vëllait me varësinë, duke zbuluar se familjarët ishin aq të shqetësuar për gjendjen e tij, saqë mendonin se ceremonia e xhiruar në vitin 2001 mund të ishte e vetmja “dasmë” e tij që do të arrinin të shihnin.

Në dokumentarin e ri me tri pjesë të Netflix, “The One About Matthew Perry”, Mia tregon se familjarët nga të dyja anët kishin shkuar në sheshxhirim për të parë Matthew Perry-n dhe aktoren Courteney Cox, e cila interpretonte Monicën, duke shkëmbyer betimet martesore në ekran.

“Ai shkonte dhe kthehej nga rehabilitimi. Të dyja familjet erdhën për ta parë duke u martuar. Ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për ne”, rrëfen Mia.

Ajo shton se askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte në të ardhmen, pasi aktori po përpiqej të ruante marrëdhëniet personale, ndërkohë që luftonte me një varësi shkatërruese.

“E vërteta që nuk e thoshim me zë ishte: A mos vallë kjo është dasma e tij?”, kujton ajo.

Mia thotë se emocionet në sytë e vëllait gjatë skenës së dasmës ishin të vërteta. Sipas saj, mes Matthew Perry-t dhe Courteney Cox kishte një dashuri të sinqertë, por platonike, të ndërtuar gjatë viteve të punës së përbashkët.

Matthew Perry ndërroi jetë më 28 tetor 2023, në moshën 54-vjeçare. Ai u gjet pa ndjenja në vaskën e tij me hidromasazh dhe autopsia përcaktoi se ketamina ishte shkaku i vdekjes.

Mia, e cila ishte 14 vjet më e vogël se aktori, nuk kishte folur më parë publikisht për betejat e tij. Marrëdhënia mes tyre ishte shumë e afërt, aq sa Perry i kishte besuar asaj edhe prokurën për përfaqësimin e interesave të tij.

Sipas rrëfimit të motrës, problemet me alkoolin kishin nisur herët. Aktori ishte vetëm 14 vjeç kur, sipas saj, kishte konsumuar një shishe të tërë pijeje alkoolike.

Ndarja e prindërve, aktorit John Bennett Perry dhe nënës së tij, Suzanne Langford, kur Matthew ishte vetëm një vjeç, ndikoi në fëmijërinë e tij. Ai u rrit me të ëmën në Kanada dhe, në moshën pesëvjeçare, udhëtonte i vetëm me avion për të vizituar të atin në Los Anxhelos.

“Ai fliste për një ndjenjë boshllëku. Kur ishte më i vogël, e kishte të vështirë të gjente një vend ku të ndihej rehat”, kujton Mia.

Fama e jashtëzakonshme që solli seriali “Friends”, i cili nisi në vitin 1994, nuk arriti t’i largonte problemet personale të aktorit.

Gjatë xhirimeve të filmit Fools Rush In, në vitin 1997, Perry pësoi një aksident me motor uji dhe mori qetësues kundër dhimbjeve. Sipas producentit Doug Draizin, ilaçet i shkaktuan aktorit një ndjesi euforie.

Perry u bë i varur nga ilaçe me recetë, përfshirë Vicodin, dhe po atë vit hyri në rehabilitim. Mia tregon se për një kohë nuk e dinte se sa serioze ishin problemet e vëllait, por më vonë kuptoi se sa e vështirë ishte për të të qëndronte larg substancave.

“Përvjetori i tij i parë pa alkool përkonte gjithmonë me periudhën e ditëlindjes sime, por ai nuk ia dilte kurrë”, rrëfen ajo.

Gjatë më shumë se tri dekadave, aktori hyri 15 herë në rehabilitim dhe mori pjesë në rreth 6 mijë takime të Alkoolistëve Anonimë. Sipas motrës së tij, ai shpenzoi më shumë se 7 milionë dollarë gjatë jetës duke u përpjekur të kapërcente varësinë.

“Është një shifër tronditëse. Tregon se sa dëshpërimisht përpiqej të qëndronte i kthjellët”, thotë Mia.

Në vitin 2018, varësia nga opioidet e çoi aktorin në një gjendje kritike. Ai përfundoi në koma dhe, sipas rrëfimit të motrës, mjekët i dhanë vetëm 2% mundësi mbijetese.

Mia kujton se në atë periudhë ishte zemëruar me të vëllanë, pasi sapo ishte bërë nënë dhe dëshironte që Matthew të ishte pranë fëmijës së saj.

“Isha e zemëruar me të. I thosha: ‘Ia bëre këtë vetes. Unë sapo kam lindur një fëmijë dhe ti duhet të jesh xhaxhai i tij’”, tregon ajo.

Pavarësisht gjithçkaje, Mia e vizitonte çdo ditë në spital. Ajo ishte pranë tij kur aktori u zgjua më në fund dhe i tha: “Hej, motër”.

Atij iu deshën rreth tre muaj për t’u rikuperuar mjaftueshëm sa të largohej nga spitali. Problemet shëndetësore i shkaktuan dëmtime serioze, përfshirë nevojën për të përdorur një qese kolostomie.

“Ai u plak 20 vjet brenda tre muajsh”, kujton Mia.

Perry arriti të merrte pjesë në ribashkimin e aktorëve të “Friends” në vitin 2021, por gjendja e tij fizike ishte dukshëm e brishtë. Në përpjekje për të përballuar depresionin dhe problemet e tjera, aktori iu nënshtrua trajtimit me ketaminë. Mia, e cila punon si terapiste, kishte rezerva për këtë qasje.

“Si terapiste, isha skeptike ndaj përdorimit të një substance për të trajtuar një çrregullim të lidhur me substancat”, shpjegon ajo.

Në vitin 2022, kur Perry publikoi kujtimet e tij, motra mendoi se ai më në fund po kalonte një periudhë më të mirë.

“Ishte më i lumturi që e kisha parë ndonjëherë”, thotë ajo.

Por, sipas hetimeve për vdekjen e aktorit, disa nga personat që duhej të kujdeseshin për të përfituan financiarisht nga gjendja e tij.

Asistenti personal Kenneth Iwamasa, i cili e njihte prej rreth 30 vjetësh, dhe dy profesionistë të mjekësisë, Mark Chavez dhe Salvador Plasencia, i siguruan sasi ketamine që tejkalonin nevojat e tij mjekësore, sipas çështjes penale. Substanca sigurohej edhe përmes ndërmjetësve, përfshirë Erik Fleming dhe Jasveen Sangha, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”.

Mia thotë se tradhtia e Iwamasës e zemëroi veçanërisht.

“Ken e njihte vëllain tim prej 30 vjetësh. Ai e dinte se me çfarë po luftonte. Niveli i tradhtisë që ndjemë ishte i jashtëzakonshëm”, rrëfen ajo.

Sipas saj, asistenti mund të kishte dhënë dorëheqjen ose të kishte njoftuar familjen për atë që po ndodhte.

“Ndihesha sikur më kishin mashtruar thellësisht”, shton Mia.

Iwamasa u dënua me tre vjet e pesë muaj burg për komplot për shpërndarjen e ketaminës. Edhe tre persona të tjerë u dënuan me burg, ndërsa Mark Chavez u dënua me tetë muaj arrest shtëpie.

Pavarësisht vështirësive të viteve të fundit, miqësia mes Matthew Perry-t dhe kolegëve të tij të “Friends” mbeti e fortë.

Mia kujton se ceremonia mortore ishte e vogël, me pjesëmarrjen e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Më pas, pesë aktorët e tjerë kryesorë të serialit mbërritën së bashku.

Ajo thotë se nuk i kishte parë prej më shumë se 20 vjetësh dhe se Jennifer Aniston ishte e para që iu afrua për ta përqafuar fort. Më pas, të gjithë aktorët u afruan te arkivoli i Matthew-t, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke qarë rreth tij.

Ishte një nga momentet më prekëse të kujtimit të aktorit, jeta e të cilit u shënua nga suksesi i jashtëzakonshëm, por edhe nga një betejë e gjatë me varësinë.

Dokumentari me tri pjesë, The One About Matthew Perry, pritet të sjellë dëshmi të tjera mbi jetën private të aktorit dhe përpjekjet e tij për t’u çliruar nga varësia.

Next Post
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

October 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

October 26, 2026
“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

October 26, 2026
Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)

Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)

October 26, 2026
Shkencëtarët zbulojnë rolin e ujit në përhapjen e Alzheimerit në tru

Shkencëtarët zbulojnë rolin e ujit në përhapjen e Alzheimerit në tru

October 26, 2026
Rumania zbulon një rrjet të madh sabotimi që koordinohej nga Rusia, 3 të huaj nën akuzë! Jetonin në vendet e BE-së dhe…

Rumania zbulon një rrjet të madh sabotimi që koordinohej nga Rusia, 3 të huaj nën akuzë! Jetonin në vendet e BE-së dhe…

October 26, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Rama autokrat dhe Saliu demokrat?

October 26, 2026
Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

October 26, 2026
Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In