Aktorja amerikane Amy Schumer dhe Chris Fisher kanë finalizuar zyrtarisht divorcin, rreth dhjetë muaj pasi njoftuan vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre. Procedurat janë përmbyllur në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Sipas Page Six, çështja gjyqësore figuron tashmë me statusin “e përfunduar”. Megjithatë, nuk dihet data e saktë kur u mbyllën procedurat, pasi dosjet e divorceve në Nju Jork nuk janë publike.
Schumer paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në janar të vitit 2026, pasi në dhjetor 2025 kishte njoftuar ndarjen përmes një postimi në Instagram. Në atë kohë, aktorja bëri të ditur se vendimi ishte marrë nga të dy pas shtatë vitesh martesë.
Amy Schumer and Chris Fischer finalize divorce 10 months after separating https://t.co/ZVUlyWBbMq https://t.co/TwfAwgrOk1
— Page Six (@PageSix) October 26, 2026
“Unë dhe Chris kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës sonë pas shtatë vitesh”, shkroi ajo, duke theksuar se pavarësisht ndarjes, ata vazhdonin ta donin njëri-tjetrin dhe do të përqendroheshin te rritja e djalit të tyre.
Aktorja u kërkoi gjithashtu ndjekësve dhe publikut të respektonin privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe. Në të njëjtin reagim, ajo hodhi poshtë spekulimet se ndarja kishte lidhje me humbjen e saj në peshë apo me dëshirën për të gjetur një partner tjetër.

Schumer e përshkroi vendimin si miqësor, të bazuar në dashuri dhe respekt të ndërsjellë, duke lënë të qartë se marrëdhënia e tyre si prindër do të vazhdojë edhe pas përfundimit të martesës.
“Familje përgjithmonë”, shkroi aktorja në mesazhin e saj.
Amy Schumer dhe Chris Fisher u martuan në vitin 2018, në një ceremoni private. Një vit më vonë, në vitin 2019, çifti u bë prindër i një djali. Me finalizimin e divorcit, përfundon zyrtarisht martesa e tyre shtatëvjeçare, ndërsa të dy kanë theksuar se mirëqenia e fëmijës mbetet përparësi.


