Ernest Muçi shkëlqen ndaj Rizesporit, kontribuon në tre gola dhe i dhuron fitoren Trabzonsporit, supergol nga Qazim Laçi

Ernest Muçi shkëlqen ndaj Rizesporit, kontribuon në tre gola dhe i dhuron fitoren Trabzonsporit, supergol nga Qazim Laçi

20:49, 26/10/2026

Ernest Muçi ishte protagonist absolut në një ndeshje spektakolare mes Rizesporit dhe Trabzonsporit, e cila përfundoi me fitoren 4-3 të miqve. Sulmuesi shqiptar ndikoi drejtpërdrejt në tre prej katër golave të skuadrës së tij, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në kampionatin turk.

Trabzonspori siguroi tri pikët pas një përballjeje të luftuar deri në fund, ku Muçi bëri diferencën me kontributin e tij në fazën sulmuese. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 83-të, kur futbollisti i Kombëtares shqiptare dha asistin që vulosi fitoren e miqve.

Në krahun tjetër, Qazim Laçi spikati me një gol spektakolar për Rizesporin. Mesfushori shqiptar realizoi me një goditje të fuqishme nga distanca, duke dhuruar një prej momenteve më të bukura të sfidës, por pa arritur të shmangte humbjen e skuadrës së tij.


Rizespor [3] - 3 Trabzonspor - Qazim Laci great goal 68'
by
u/50lipaa in
soccer

Me këtë fitore, Trabzonspori ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje, vetëm një pikë larg Amedsporit. Një rezultat i rëndësishëm për skuadrën, e cila vazhdon të jetë në garë për kreun e kampionatit.

Edhe për Muçin, kjo ndeshje përbën një tjetër konfirmim të ndikimit të tij në lojën e Trabzonsporit. Me asistin e fundit, sulmuesi shqiptar ka arritur në shtatë asistime këtë sezon, një statistikë mbresëlënëse në këtë fazë të kampionatit turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco