Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues
Një gabim i pazakontë ka shkaktuar kaos pak orë para ceremonisë së Topit të Artë në Londër, pasi në faqen zyrtare të organizatorëve u publikuan artikuj që shpallnin Harry Kanen, Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin si fitues të çmimit për vitin 2026.
Sipas Daily Mail, artikujt u shfaqën veçmas në faqen zyrtare, duke krijuar konfuzion para se të zbulohej fituesi i vërtetë në ceremoninë që po mbahet në London Palladium.
Media britanike njofton se e kishte lajmëruar organizatorin për gabimin në orën 17:23, pas së cilës nisën telefonatat dhe komunikimet urgjente.
Artikujt për Kanen dhe Mbappen u hoqën nga faqja, ndërsa ai për Yamalin qëndroi i publikuar edhe më shumë se 30 minuta pasi organizatorët ishin njoftuar.
Artikulli për Kanen e shpallte sulmuesin e Bayern Munichut fitues të Topit të Artë pas një sezoni me 61 gola, ndërsa ai për Yamalin pretendonte se ylli i Barcelonës ishte bërë fituesi më i ri në histori, në moshën 19-vjeçare.
Ndërkohë, Mbappe përshkruhej si fitues pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Real Madridin.
Të tre lojtarët janë ndër emrat që kanë qenë në mesin e kandidatëve kryesorë për çmimin, por publikimi i këtyre artikujve nuk përbën konfirmim të fituesit. Sipas Daily Mail, organizatorët kanë nisur hetimet për të zbuluar se si ndodhi gabimi.
Kane synon të bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që nga Michael Owen në vitin 2001, ndërsa Mbappe dhe Yamal kërkojnë ta fitojnë për herë të parë në karrierën e tyre.
Fituesi zyrtar pritet të zbulohet gjatë ceremonisë së mbrëmjes në Londër.
Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë
Goditje për Barcelonën pas El Clasicos, ylli 19-vjeçar jashtë për shtatë javë
Mbappé trondit garën për Topin e Artë
- 21:11 Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
- 20:57 Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin
- 20:45 Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra
- 20:27 Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
- 19:54 Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve
- 19:06 Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie