USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi
Shtetet e Bashkuara kanë caktuar nëndetësen sulmuese me energji bërthamore USS Colorado, të klasit Virginia, si njësinë e parë amerikane që do t’i bashkohet forcës së nëndetëseve me bazë në Australi, duke filluar nga fundi i vitit 2027, njoftoi të hënën Pentagoni.
Vendimi u bë i ditur nga sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, zëvendëskryeministri dhe ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, si dhe sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting.
Nisma është pjesë e partneritetit të sigurisë AUKUS mes SHBA-së, Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili synon forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe pajisjen e Australisë me nëndetëse sulmuese me energji bërthamore, por të armatosura konvencionalisht.
Forca Rrotulluese e Nëndetëseve-Perëndim do të operojë nga baza detare HMAS Stirling, në Australinë Perëndimore. Baza pritet të presë me rotacion deri në katër nëndetëse amerikane dhe një britanike.
Sipas Pentagonit, aktivitetet e mirëmbajtjes që do të zhvillohen në Australi synojnë të forcojnë aftësitë teknike dhe infrastrukturore të vendit për mirëmbajtjen e nëndetëseve bërthamore amerikane dhe britanike.
Ky bashkëpunim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përgatitjen e Australisë për të operuar dhe mirëmbajtur flotën e saj të ardhshme të nëndetëseve, si dhe në forcimin e pranisë strategjike të tre vendeve në rajonin Indo-Paqësor.
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA
Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin
- 21:49 Artan Hoxha: U tentuan trazira në burgje gjatë këtyre ditëve, ja si u izoluan
- 21:46 Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara
- 21:22 Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues
- 21:20 Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA
- 21:11 Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
- 20:57 Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin