Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

26 Tetor 2026 | 22:31

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka fituar për herë të tretë radhazi çmimin e Talentit të Ri të Vitit, duke u bërë futbollisti i parë që arrin këtë sukses në historinë e këtij vlerësimi.

Pas triumfeve në vitet 2024 dhe 2025, 19-vjeçari është shpallur sërish futbollisti më i mirë në botë nën moshën 21 vjeç, duke konfirmuar statusin e tij si një prej talenteve më të spikatura të futbollit.

Yamal e mori çmimin gjatë ceremonisë gala në Londër, nga legjenda e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko.

“Është një nder të marr këtë çmim. Do të doja që Cubarsí ta kishte fituar, ai e meriton. Ai ka qenë i shkëlqyer prej kohësh. Jam shumë i lumtur dhe dua të falënderoj klubin tim, ekipin kombëtar dhe të gjithë”, u shpreh ylli i Barcelonës.

Me këtë sukses të tretë radhazi, Yamal vazhdon të pasurojë një karrierë të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës së re, duke u konsoliduar si një nga emrat kryesorë të brezit të ri në futbollin botëror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Tre burra u dënuan me vdekje në Kuvajt sot për komplot për të vrarë zëvendëspresidentin Fahad Youssef Saud al-Sabah, si dhe për bashkëpunim me Iranin...
22:10 | 26/10/2026

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar nëndetësen sulmuese me energji bërthamore USS Colorado, të klasit Virginia, si njësinë e parë amerikane që do t’i bashkohet forcës...
21:55 | 26/10/2026

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vuri në pikëpyetje drejtësinë e zgjedhjeve presidenciale në Brazil, duke i cilësuar ato si të manipuluara dhe të korruptuara, pa...
21:46 | 26/10/2026