• Kontakt
Monday, October 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari Stafa: Protesta, moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë!

22:50 : 26/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari Osman Stafa ka deklaruar se protestat studentore përbëjnë një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, duke paralajmëruar se dështimi i kësaj lëvizjeje mund të sjellë vazhdimësinë e problemeve që, sipas tij, kanë karakterizuar vendin gjatë tri dekadave të fundit.

I ftuar në emisionin “Prime News24”, Stafa u shpreh se të rinjtë nuk po protestojnë vetëm kundër kryeministrit Edi Rama, por kundër një sistemi politik që, sipas tij, ka prodhuar korrupsion, abuzime dhe mungesë shprese.

“Kjo protestë besoj se do të përcaktojë shumë gjëra në Shqipëri. Nëse kjo shuhet, 50 vitet e ardhshme do të jenë njësoj si këto 30 vitet e kaluara, me korrupsion, shkelje dhe abuzime”, deklaroi gazetari.

 

 

Lexo edhe:

Protestat në Shqipëri në axhendën e Parlamentit Europian, David McAllister njofton debat të posaçëm

Pranverë ballkanike? Vuçiç ra, po Rama?

Stafa kritikoi qeverisjen e Ramës, duke kujtuar premtimet për reforma dhe ndryshime të mëdha, ndërsa renditi një sërë çështjesh që kanë qenë objekt hetimesh apo debatesh publike.

“Në këto katër mandate që drejtohen nga kryeministri Rama u premtua një ndryshim epokal, reforma, ndërsa ajo që u prodhua ishte korrupsioni i Ballukut, Veliajt, Ilir Beqajt, inceneratorët, tigrat e Vlorës, tuneli i Llogarasë. Nuk dimë nga t’ia nisim për rastet e korrupsionit”, u shpreh ai.

Gazetari akuzoi kryeministrin për standarde të dyfishta në trajtimin e përgjegjësisë, duke krahasuar qëndrimin e tij ndaj çështjeve që përfshijnë zyrtarë të qeverisë me paralajmërimet për ndëshkimin e protestuesve.

“Kryeministri thotë se përgjegjësia është personale, por thotë se qytetarët që janë në protestë, edhe nëse nuk ndërmarrin akte, do të mbajnë përgjegjësi edhe për të tjerët që hedhin gurë. Ndërsa për vete thotë se nuk është përgjegjësia e tij për Ballukun, Veliajn, Saimir Tahirin, Vlora Hysenin apo Ergys Agasin”, deklaroi Stafa.

Ai kundërshtoi gjithashtu publikimin dhe etiketimin si kriminelë të personave të dyshuar për përfshirje në incidentet gjatë protestave, duke pretenduar se mes tyre ka pasur edhe qytetarë pa precedentë penalë.

“Gjeni një të ngjashëm në botë që të quajë kriminel një të ri me aftësi ndryshe që del në protestë. Dolën të tjerë që treguan dëshmi penaliteti të pastër, por kryeministri i cilësoi publikisht si kriminelë”, tha gazetari.

Duke analizuar përbërjen e protestës, Stafa theksoi se lëvizja studentore shpreh pakënaqësi jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës tradicionale.

“Njerëzit po protestojnë sepse janë antisistem. Janë të lodhur nga një PD që ka një lider prej 36 vitesh, i cili nuk jep më shpresë, sikundër edhe nga një kryeministër që ka katër mandate në krye të vendit dhe që është autor i shpopullimit masiv të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Sipas Stafës, një nga elementet më domethënëse të protestave është vendosmëria e brezit të ri për të dalë në rrugë, pavarësisht shqetësimeve të familjarëve.

“Ka ardhur një brez që nuk i dëgjon prindërit kur i thonë të mos dalë në protestë. Është një moment realisht kyç”, deklaroi gazetari.

Ai ngriti shqetësimin edhe për trajtimin e protestuesve të plagosur, duke pretenduar se disa prej tyre shmangin spitalet nga frika e ndalimit nga policia.

“Në spital po shkojnë protestues që marrin plagë të rënda. Të tjerët nuk shkojnë sepse kanë frikë se kushdo që paraqitet në spital do të arrestohet, edhe nëse nuk ka bërë asgjë. Duhet të kesh prova për të arrestuar protestuesit”, tha Stafa.

Gazetari pretendoi se numri real i protestuesve të plagosur është më i lartë se ai i raportuar, pasi një pjesë zgjedhin të mjekohen privatisht.

Në përfundim, Stafa kritikoi ashpër ndërhyrjet e policisë gjatë protestave, duke theksuar se efektivët disponojnë pajisje të shumta për kontrollin e turmave dhe se përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional.

“Nëse ke punonjës policie të mbrojtur me pajisje, me gaz lotsjellës, ujë me presion, spraj, shkopinj gome dhe plumba gome, nuk mund të vazhdojë dhuna ndaj protestuesve”, deklaroi ai.

“Nuk mund të kesh një person në tokë, që nuk reagon, dhe ta dhunosh jo sikur je polic, por bandit. Edhe banditi do të kishte më shumë mëshirë për atë person në tokë”, përfundoi Stafa.

Akuzat e gazetarit për keqtrajtimin e protestuesve dhe frikën nga arrestimet në spitale janë pretendime të tij, të cilat kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse.

Etiketa: osman stafaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat në Shqipëri në axhendën e Parlamentit Europian, David McAllister njofton debat të posaçëm

15:44 : 26/10/2026
AKTUALITET

Pranverë ballkanike? Vuçiç ra, po Rama?

15:06 : 26/10/2026
AKTUALITET

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

12:21 : 26/10/2026
AKTUALITET

Lefter Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:00 : 26/10/2026
AKTUALITET

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së

10:02 : 26/10/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

08:20 : 26/10/2026

TË GJITHA

Gazetari Stafa: Protesta, moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë!

22:50 : 26/10/2026

Ndahet nga jeta babai i ish-banorit të “Big Brother VIP”

22:42 : 26/10/2026

U vra nga kunati sapo u kthye në shtëpi, reagon vëllai i Arlinda Zekajt: Ah bre Linda

22:30 : 26/10/2026

“Luftë e shpallur”/ Shkullaku: Paradite policët punojnë për Ramën, pasdite për bosët e krimit

22:21 : 26/10/2026

Artan Hoxha: U tentuan trazira në burgje gjatë këtyre ditëve, ja si u izoluan

22:08 : 26/10/2026

Revolta studentore, Kaso: Të ndaluarit janë keqtrajtuar gjatë shoqërimit dhe në komisariate

22:08 : 26/10/2026

Skandal në ARRSH/ SPAK e kërkon në burg, Gëzim Noni emërohet zv.drejtor i përgjithshëm

22:05 : 26/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com