Luis de la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit
26 Tetor 2026 |
22:52
Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e Topit të Artë 2026, pas suksesit me kombëtaren e Spanjës.
De la Fuente, i cili udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Kupën e Botës gjatë verës, u vlerësua për rezultatet dhe paraqitjet e ekipit nën drejtimin e tij.
Pas pranimit të çmimit, ai theksoi se ky sukses nuk është individual, por i përket të gjithë ekipit, duke falënderuar futbollistët dhe Federatën Spanjolle të Futbollit.
“Ky çmim nuk është individual. Është për një ekip të tërë, një ekip të madh”, deklaroi De la Fuente.
Ky çmim i shtohet sukseseve të De la Fuentes në krye të Spanjës, duke konfirmuar punën e tij në rikthimin e kombëtares spanjolle në majën e futbollit botëror.
Lajme të Sugjeruara
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026
Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka fituar për herë të tretë radhazi çmimin e Talentit të Ri të Vitit, duke u bërë futbollisti i parë...
Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues
Një gabim i pazakontë ka shkaktuar kaos pak orë para ceremonisë së Topit të Artë në Londër, pasi në faqen zyrtare të organizatorëve u publikuan...
Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë
Pavarësisht se ishte një nga pretendentët kryesorë për Topin e Artë për performancat e tij të shkëlqyera me ekipin kombëtar argjentinas në Kupën e Botës...
- 22:39 “Do vijnë të na heqin Ramën?”/ Mentor Kikia: Është eufori, nuk funksionon kështu
- 22:35 Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
- 22:31 Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026
- 22:22 “Pakënaqësia nuk zgjidhet me plumba dhe shkopa gome”, ish-Prokurori: Të mbahet përgjegjësi
- 22:10 Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit
- 21:55 USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi