Partia e Lirisë kërkon hetim për rastet e dhunës së policisë ndaj protestuesve përgjatë 13 ditëve proteste (sot nuk pati asnjë incident).
Deputetja Erisa Xhixho shprehet se “skena e krimit” nuk mund të injorohet dhe çdo dhunues duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Ajo kritikon edhe urdhrin e ri të policisë për identifikimin e punonjësve me simbolet përkatëse. Sipas Xhixhos, ky është dokumenti që policia “ka pranuar krimin dhe shkeljen e ligjit.”
Deklarata e plotë:
Janë 13 ditë dhunë barbare të bandave me dhe pa uniformë ndaj studentëve dhe të rinjve. Jemi bërë dëshmitarë të tërheqjes zvarrë të protestuesve, të përgjakjes së fytyrave, humbjes së shikimit dhe thyerjes së këmbëve.
Kemi dëgjuar qartë urdhrin për të mos kursyer askënd. Mbi studentët është hedhur pa kursim gaz lotsjellës, lëndë helmuese, ujë me presion dhe plumba gome.
Kam pasur mundësinë të mbledh dëshmitë e dhjetëra të rinjve, të cilëve u është rrezikuar jeta nga duart e atyre që duhej t’i mbronin.
Megjithë këto akte të rënda dhune, Prokuroria e Tiranës nuk ka nisur ende asnjë hetim. Skena gjigante e krimit, për gati dy javë me radhë në mes të Tiranës, nuk mund të injorohet. Çdo rast dhune duhet hetuar dhe çdo dhunues duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Pas 13 ditësh, policia, e kapur në faj dhe në paligjshmëri, u kujtua të nxjerrë një urdhër për të shpëlarë atë që ka bërë.
Po për 13 ditët kur qindra të rinj protestuan dhe u konsumuan qindra vepra kriminale, kush do të mbajë përgjegjësi?
Me këtë dokument, policia ka pranuar krimin dhe shkeljen e ligjit. Ndaj, është detyrë e drejtësisë t’i çojë përgjegjësit para bankës së të akuzuarve.
-
Hik ni more vrases si nuk ju vjen turpe e flisni per hetime e dogjet tiranen e bere si Gaza e nuk e morì asnjeri pergjigjesi por beni si qente se qenkan trajtu keq kapoconte juaj qe djegin i djegte zoti ato dhe juve dashke.Apo ska gje se me leket e shtetit do te paguhen,po me ato leke ,mund te behej dicka tjeter
Përgjigju -
Erisa Xhixho e akuzuar familjarisht dhe e penalizuar po kerkon llogari per policin e shtetit?? Oraganizatorja dhe nje nga sponsorizueset e bandave qe sulmuan shkaterruan dhe dogjen Tiranen dhe qytetet duhet te hetohet urgjentisht!!Po mundohet te humbi gjurmet duke folur ne emer te studenteve dhe protestuesve paqesor kjo aventuriere bashkpuntore e krimit te organizuar nga Sali kriminel Berisha dhe Like hajduti grabitqari.
Përgjigju











Komente
Komento