Sulmuesi anglez Harry Kane fiton Topin e Artë 2026
26 Tetor 2026 |
23:58
Harry Kane është fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një nga sezonet më të mira të karrierës së tij me Bayern Munichun dhe kombëtaren e Anglisë.
Sulmuesi anglez ishte ndër kandidatët kryesorë pas një sezoni të jashtëzakonshëm para portës, me gjithsej 73 gola në 65 paraqitje për klubin dhe kombëtaren. Prej tyre, 61 i shënoi me fanellën e Bayernit, ndërsa 12 me Anglinë.
Kane ishte vendimtar në sukseset e Bayernit, që fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa triumfoi edhe në Superkupën e Gjermanisë. Ai e mbylli kampionatin gjerman me 36 gola, duke fituar Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi.
Me këtë çmim, Kane shpërblehet për një sezon në të cilin ndërthurën shifrat e jashtëzakonshme individuale dhe sukseset me klubin.
Lajme të Sugjeruara
“Pakënaqësia nuk zgjidhet me plumba dhe shkopa gome”, ish-Prokurori: Të mbahet përgjegjësi
Ish-prokurori Eugen Beçi, duke folur për “Now”, ka komentuar protestat që po zhvillohen prej 14 ditësh në Tiranë, të shoqëruara me tensione dhe përplasje fizike....
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se qeveritë në një demokraci ndryshojnë...
Dita e 14-të e protestës, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
Sot shënohet dita e 14-të e protestës, teksa protestuesit janë mbledhur tashmë para Kryeministrisë. Më herët, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit për gati...
- 22:52 Luis de la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit
- 22:39 “Do vijnë të na heqin Ramën?”/ Mentor Kikia: Është eufori, nuk funksionon kështu
- 22:35 Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
- 22:31 Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026
- 22:22 “Pakënaqësia nuk zgjidhet me plumba dhe shkopa gome”, ish-Prokurori: Të mbahet përgjegjësi
- 22:10 Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit