Vendosni fjalën kyçe....

Harry Kane fiton “Topin e Artë” 2026


Ylli i Bayern Munchen, Harry Kane, fitoi Topin e Artë 2026 në ceremoninë e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Londër. Kane e fitoi këtë çmim pasi shënoi më shumë gola se çdo lojtar tjetër në futbollin e meshkujve gjatë sezonit 2025/26.

Kapiteni 33-vjeçar i Anglisë e dërgoi topin në rrjetë 73 herë për klubin dhe kombëtaren gjatë gjithë sezonit.

“Ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua. Të jem në gjendje të shënoj kaq shumë gola më bën jashtëzakonisht krenar”, tha Kane nga skena.

Ai falënderoi shokët e skuadrës te Bayern Munchen dhe kombëtarja e Anglisë, si dhe trajnerët e tij, duke theksuar se shënimi i kaq shumë golave ishte rezultat i një përpjekjeje kolektive. Ai përcolli gjithashtu një mesazh të veçantë për familjen e tij.

Kane është gjithashtu ndër favoritët kryesorë për çmimin “Lojtari i Vitit” në futbollin e meshkujve, i cili do të ndahet më vonë gjatë mbrëmjes së së hënës.